You are here

Debian GNU/Linux

AlbLinux's picture

Çfarë është debian?
Projekti Debian është një grup individësh që i kanë vënë vetes si qëllim krijimin e një sistemi operativ të lirë.
Ky sistem operativ i krijuar në këtë menyrë mori emrin Debian GNU/Linux, ose shkurtimisht Debian.
Një sistem operativ është një përmbledhje programesh të thjeshtë dhe instrumentësh që bëjnë të funksionojë kompjuterin tuaj. Zemra e një sistemi operativ është kernel-i. Kernel-i është programi më i rendësishëm i kompjuterit dhe kryen të gjitha operacionet bazë të "mirëmbajtjes" dhe ju jep mundësinë të nisni programet e tjerë.Sistemet Debian aktualisht përdorin kernel-in Linux.
Linux është një pjesë programi i nisur nga Linus Torvalds dhe përkrahur nga mijra programues nga mbarë bota.
Por Debian nuk ndalon këtu: vazhdon puna për të afruar Debian edhe për kernel-ë të tjerë, në rradhë të parë për Hurd.
Hurd është një koleksion server-ësh që funksionojnë në bazë të një microkernel-i (si puna e Mac) për të krijuar funksione të ndryshëm. Hurd është software i lirë prodhuar nga projekti GNU.
Pjesa më e madhe e instrumentëve bazë të përfshirë në sistemin operativ vijnë nga projekti GNU; kështu shpjegohen dhe emrat: GNU/Linux and GNU/Hurd. Këto instrumente janë gjithashtu të lirë.Sigurisht, çfarë duan përdoruesit janë aplikativët: programe që i ndihmojnë për të kryer aktivitetin e përditshëm, nga shkrimi i dokumentëve deri tek manazhimi i ndërmarrjes, kalimi i kohës së lirë duke luajtue e deri tek shkrimi/projektimi i programeve të tjerë. Debian përfshin më shumë se 15490 paketa (programe të prekompiluar të përgatitur në menyrë që të afrojnë një instalim të thjeshtë dhe të menjëhershëm në kompjuterin tuaj) , të gjitha të lira.

Ngjan pak a shumë me një kështjellë. Në bazë gjendet kernel-i. Sipër tij gjenden të gjithë instrumentët bazë. Në vazhdim të gjithë programet që ekzekutoni në kompjuter. Në majë të kështjellës ndodhet Debian, që me kujdes organizon dhe përshtat gjithçka që të funksionojë gjithmonë dhe në menyrë korrekte.

Çfarë hardware duhet të kem që të përdor Debian?
Debian funksionon gati në të gjithë llojet e pc (personal computers), përfshirë dhe pjesën më të madhe të modeleve të vjetër. Çdo version i ri i lëshuar i Debian zakonisht suporton një numër akoma më të madh arkitekturash kompjuteri.
Lista e plotë e arkitekturave aktualisht të suportuara, mund të vizitohet tek dokumentet për versionin stabël.Gati të gjithë hardware e zakonshëm suportohen. Nëse dëshironi të siguroheni që të gjithë dispozitivët e lidhur me kompjuterin tuaj janë të suportuar, mjafton të kontrolloni Linux Hardware Compatibility HOWTO.

Ekzistojnë gjithashtu disa kompani që bëjnë të vështirë suportin duke mos lëshuar specifikat e hardware të tyre. Kjo dë të thotë që ndoshta nuk do të keni mundësi të përdorni hardware e tyre me GNU/Linux. Disa kompani afrojnë drivers non-free, por kjo është një problem mbasi më vonë një kompani mund të mbyllë tregëtinë ose të ndalojë suportin për hardware që keni ju. Prandaj ju rekomandojmë të blini hardware vetëm nga prodhuesit që afrojnë drivers të lirë për produktet e tyre.