You are here

Dy fjalë mbi GNU/Linux

AlbLinux's picture

Përpara se të fillojmë të përgatisim komputerin tonë për këtë sistem të ri le të shohim shkurtimisht çfarë është LINUX.

Linux është një sistem multitasting dhe shumë përdorues që funksionon si në PC (personal computer) ashtu si dhe në shumë tipe të tjerë kompjuterësh. Linux është komform me standartin POSIX (IEEE P1003.x) mbi sistemet operative, i krijuar për të dokumentuar një bashkësi karakteristikash standard të UNIX. Linux përmbledh të gjitha këto karakteristika, të clave u shton zhvillimet më të fundit të UNIX BSD dhe të UNIX System V, duke afruar kështu një sistem operativ komplet dhe të fuqishëm. Përveç kësaj Linux është në gjendje të bashkëpunojë me sisteme të tjerë operative, midis të tjerëve Microsoft Windows, MacOS, UNIX e Novell.LINUX u krijua nga një student i quajtur Linus Torvalds. Më 1990 ndërsa studionte informatikë në Universitetin e Helsinki-t, në Finlandë, Torvalds-it ju duk stimuluese idea e krijimit të një sistemi operativ të ngjashëm me UNIX. Një vit më vonë, LINUX transformohet nga idea e një personi të izoluar në fenomen mbarë botëror, dhe mijra e mijra persona provuan të shkruajnë klone të UNIX.Sot LINUX përdoret nga miliona njerëz. Disa e përdorin si instrument studimi mbi funksionimin e sistemeve operative, por ekzistojnë dhe shumë aktivitete komerciale që përdorin Linux për veprimtari nga më të ndryshmet.LINUX funksionon sot në ambientet e punës së shoqërive të kalibrit të Hewlett-Packard, në sisteme embedded nga furnizues shërbimesh internet të shpërndarë në çdo anë të botës.

Ja disa nga pikat e forcës së LINUX.

  • Përshtatje.
    Kodi burues i Linux shpërndahet lirisht për të gjithë. Kjo do të thotë që mund të ndryshohet kodi për të shtuar aftësi të reja apo për t'i mundësuar Linux-it funksionimin me dispozitivë të vëçantë hardware.
  • Interoperues.
    Sistemet Linux mund të bashkpunojnë me pjesën më të madhe të pjataformave ekzistuese.
  • Çmimi.
    Linux shpërndahet falas nën Licencën GPL të GNU, që lejon dhe inkurajon përhapjen e kodit burues.

LINUX konservon të pandryshuar pamjen dhe karakteristikat e UNIX, por dallon nga sistemet komercialë sepse nuk është prodhim i një shoqërie apo personi, por rezultat i bashkpunimit nga ana e zhvilluesve dhe përdorues nga mbarë bota për të krijuar diçka që mund të kënaqë nevojat e tyre prodhuese. Në ndryshim nga pjesa më e madhe e software të zhvilluar në menyrë komerciale, LINUX nuk ka një "repart marketingu" që imponon atë që quan të nevojshme për përdoruesin final.
Zhvillimi ndjek drejtimin e marrë nga Torvalds (i barazuar në shumë klube zhvilluesish me një perëndi të vogël) dhe strategjinë e tij të hacking të kernel-it.
Futja e karakteristikave të reja në Linux kryhet në mënyrë spontane e dinamike dhe qeveriset nga rregulla empirike të krijuara nga tekno-maniakët e Internetit.Ndryshe nga sistemet operativë të Microsoft, Linux, tamam si UNIX, gjindet në versione të ndryshme (të njohura me emrin shpërndarje). Këto versione janë krijuar nga shoqëri dhe ente të ndryshme.
Për të krijuar një shpërndarje, një shoqëri merr si piknisje sistemin operativ GNU/Linux dhe programet relativë, duke krijuar një vlerë shtuese nën formën e kombinimit të metodës së instalimit, programe ekskluzivë dhe suport teknik. Dallimi midis shpërndarjeve të ndryshme është i ngjashëm me dallimin që ka një Ford nga një Chevorlet: funksionimi është gati identik, por marka dhe disa nga karakteristikat janë të ndryshme.