You are here

Debian 7.0: bëhet e njohur data e lëshimit

laurenti's picture

Sipas traditës, periudha e zhvillimit për lëshimin e një versioni stabël Debian është më e gjatë se për shpërndarjet e tjera linux. Debian 6.0, e njohur me emrin në kod si Squeeze, në fakt është lëshuar në Shkurt 2011 pra, më shumë se dy vjet më parë. Sot ekipi i Debian bën të njohur datën e lëshimit të Debian-it të ri 7.0: 5 Maj.

Wheezy, është ky emri i versionit të shtatë Debian, prej disa kohësh ka qenë në gjendjen feature freeze dhe më së fundi është gati për tu shpalosur në versionin e ri stabël dhe përfundimtar.

Të rejat dhe ndryshmet e sjella nga ky version mund të shihen tek kjo faqe (akoma e paplotë).

Forume: 
Sisteme Operativë: