You are here

GnomeDesktop.org ndryshon ''Lëkurën''

AlbLinux's picture

Edhe siti zyrtar i komunitetit GNOME, GnomeDesktop.org ndryshon sistemin dhe "kostumin" e portalit: tashmë është duke u përdorur Drupal, CMS që po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e webmaster-ve.

Së shpejti, dhe AlbLinux.net do të migrojë drejt këtij sistemi, sapo të kalojnë me sukses dhe provat e fundit (kryesisht disa probleme me migrimin e plotë nga Splatt-Forum të mesazheve dhe fotove).