You are here

GNOME 2.8 Desktop & Developer Platform

AlbLinux's picture

GNOME 2.8 Desktop dhe Developer Platform është versioni më ri i ambientit popullor e të lirë të punës.

GNOME funksionon në piataforma të ndryshme, përfshirë GNU/Linux (zakonisht të quajtur Linux), Solaris, HP-UX, BSD dhe Darwin. GNOME zotëron karakteristika të fuqishme si kualitetin tepër të lartë në vizatimin e tekstit dhe kualitet të parë përsa i takon internacionalizimit dhe suportit për açesibilitetin, përfshirë suportin për tekstet dy-drejtimore.

GNOME është pjesë e Projektit GNU, dhe është Software i Lirë.

GNOME 2.8 është ambienti i parë i punës për kompjutër që "flet" 100 % shqip. Grupi i punës për përshtatjen në shqip të GNOME, i ka kushtuar një rendësi të veçantë pastrimit dhe rritjes së cilësisë së përkthimeve si dhe kërkimit të termeve të kuptueshëm nga të gjithë përdoruesit, duke afruar një version të GNOME në shqip të përdorshëm dhe të thjeshtë si për përdoruesit në armët e para, ashtu dhe për përdoruesit e përparuar apo zhvilluesit.

Duke uruar që GNOME të kontribojë në rritjen e ndjeshme të numrit të përdoruesve shqiptarë të kompjuterit, ju ftoj të vizitoni faqet me shënimet mbi versionin e ri, nga ku mund të njiheni me GNOME 2.8, të shihni disa pamje të GNOME dhe/apo t'a shkarkoni!