You are here

Edhe kryeqyteti Austriak do të kalojë në Linux

AlbLinux's picture

Linux fiton një tjetër aleat, mbas vendimit të Vjenës për të emigruar, në muajt që vijnë, drejt sistemit tonë të dashur.
Dhe, së shpejti, e ka rradhën Parisi...

Sipas Erwin Gillich, shef IT, emigrimi do të jetë i llojit "soft", pra gradualisht përdoruesit do të kalojnë nga Microsoft Office 2000 në OpenOffice.org dhe nga Microsoft Windows në Linux.
Duke ditur që OpenOffice.org mund të përdoret njëkohësisht në të dyja piataformat, migrimi parashikohet të jetë gradual dhe pa probleme për përdoruesit.
Nga rreth 16.000 pc desktop, komuna e Vjenës ka identifikuar rreth 7.500 që mund të kalojnë lehtësisht në OpenOffice.org, 4.800 nga të cilët mund të kalojnë pa problem në Linux.
Në vend të përdorimit të Red Hat apo Novell SuSE, është vendosur krijimi i një shpërndarje të personalizuar. Baza, si për çmimin ashtu dhe për qendrueshmërinë, do të jetë GNU/Linux Debian.
Në pritje që Parisi të fillojë proçedurën për emigrimin e rreth 17.000 desktop pc në Linux, lind natyrale pyetja: po Tirana ku është????