You are here

Ditari i laurenti

laurenti's picture

Patjetër GNOME 3?

Desktop që përdor zakonisht për punët e përditshme prej kohësh gjëndej i "fiksuar" në versionin stabël squeeze të debian: tepër i zënë këto kohët e fundit me punë për tu marrë me rregullimet apo përditësimet e shumta që versionet testing apo sid kërkojnë në menyrë të vazhdueshme. Dje një nga HD e PC filloi të japë shenjat e para të fund'jetës: urgjent zëvendësimi i tij me një hard disk të ri, sinkronizimi të dhënave nga serveri i backup dhe... jo, nuk më shkonte më të punoja :-) Ok, jemi që jemi, kalojmë në Wheezy (testing).

Open Source: 
Sisteme Operativë: 
laurenti's picture

Gëzuar vitin e ri 2012!

Gëzuar festat dhe qoftë 2012 një vit i mbarë në familje dhe punë për të gjithë Ju.

laurenti's picture

VoIP server për AlbLinux

Përshëndetje të gjithëve,

sapo është shtuar një shërbim i ri për të gjithë përdoruesit e AlbLinux: një server VoIP asterisk.

Kushdo që dëshiron mund të kryejë kërkesë për hapjen e një profili VoIP: mjafton një softphone (si p.sh. zoiper) ose një telefon VoIP për të komunikuar lirisht me të gjithë të regjistruarit e tjerë, kudo në botë.

laurenti's picture

Përkthimet në shqip për DRUPAL

lets get this moved over to http://localize.drupal.org/ është mesa duket problemi më i madh që po pengon lëshimin e versionit të ri 7 të Drupal... ose të paktën kështu mendon Mike.


...,lets not keep this in the hands of one person.

Në duart e një personi???? E që kur ka qenë në duart e një personi? Një produkt OpenSource, në duart e një personi?

Internet: 
laurenti's picture

Mirëserdhe Aleksander!

Mirëmëngjesi të gjithëve.
Unë quhem Aleksander e për herë të parë hapa sytë sot, në orën 1.20 të mëngjesit dhe .... peshoj gati 3kg.

Mbas Georgia e Ilda, jam djali i parë në familje, për kënaqësinë e papërshkrueshme të babait dhe nënës sime.

Nuk po vazhdoj më tej, po më hapet goja e më duket se duhet patjetër të vazhdoj të fle edhe disa orë.

Faqet

Subscribe to RSS - Ditari i laurenti