You are here

Ky eshte nje sit per linux dhe windozz bashke?

laurenti's picture

Përshëndetje Anonim,AlbLinux i kushtohet sistemit operativ GNU/Linux dhe programeve me burim të hapur (Open Source).Pra në seksionin e shkarkimeve, mund të ndeshen shpesh herë edhe programe open source, në versionin për Windows.

laurenti's picture

Nuk jua marr aspak për keq dhe, më vjen mirë që përdorni vetëm Linux.
Nga ana tjetër, është mendimi ynë që kalimi drejt "botës së lirë" nuk është i lehtë dhe do të mund të kryhet vetëm në menyrë graduale: një përdoruesi Windows sot më shumë se kurrë i afrohet mundësia të provojë dhe të përdorë në menyrë të vazhdueshme programet "tona" të lirë dhe të fuqishëm (e kam fjalën për OpenOffice.org, për GIMP, për AbiWord, për Eclipse, për Apache, Firefox, e për dhjetra e dhjetra programe të tjerë open source). Në këtë menyrë ndoshta, do të fillojë të krijojë besim jo vetëm në programet e hapur por, edhe në sistemet operativë open source.

Dua t´ju kujtoj gjithashtu që shpeshherë programet që gjenden tek seksioni Downloads i sitit tonë janë kontribut i vetë përdoruesve të sitit, që mendojnë që programet e shtuar mund t´u nevoiten edhe përdoruesve të tjerë.

COReE's picture

Vura re qe te gjitheve u pelqekan festat me maska! Fantazia 10 he! :-|

laurenti's picture

Personalisht nuk njoh as InfoSoft-in (apo si e ka emrin) e as programin Alfa. Njoh nga ana tjetër shumë mirë

Mosaico Sorgenteaperto

që, arritur në versionin 7, vazhdon të lëshohet nën GPL. Pra gjithkush mund të shkarkojë dhe të përdorë lirisht programin, së bashku me kodin burues. Nëse në Shqipëri dikush e ka quajtur Alfa dhe e shet si prodhim të vetin, mjafton të vihen në dijeni blerësit që ekziston orgjinali (që është në zhvillim dhe përmirësim të përhershëm), që mund të shkarkohet, ndryshohet dhe përshtatet sipas dëshirës, falas!
Njëkohësisht, njoftohen programuesit e Mosaico që dikush është duke rishitur me një emër tjetër programin e tyrë, duke shkelur GPL (ju kujtoj që askush nuk ju ndalon të ndryshoni emrin e një programi GPL, mbasi ta keni ndryshuar/përmirësuar: mjafton të vihet në dispozicion të blersit kodi burues në të cilin jeni mbështetur, në të cilin, në menyrë të qartë, të vihen në dukje pjesët e shtuara/ndryshuara nga ju!).

Nëse përkundrazi, thjesht afrojnë asistencë gjatë instalimit/konfigurimit/personalizimit/përdorimit të programit, mund të kërkojnë sa lekë të duan: shuma që kërkon grupi krijues i Mosaico për asistencë dhe gjëra të tjera, shkon nga € 120.00 në € 1900.00.

P.s.: Për ata që nuk e njohin, adresa e sitit është: http://www.teammosaico.biz/it/index.htm