You are here

Arrin Linux 2.6.21

laurenti's picture

Mbas pak më shumë se dy muaj e gjysëm nga lëshimi i fundit i urojmë mirëseardhjen versionit të ri 2.6.21 të kernel linux.
Midis ndryshimeve duhet të përmendim shtimin e një mekanizmi të ri të quajtur Dynticks, që mundëson një cikël idle pa tick: shpjeguar thjesht jep mundësinë e arritjes së një preçizioni më të madh gjatë matjeve të përkohshme të kernel dhe, në një sasi më të vogël, mundësia për të kursyer pak më shumë energji elektrike (pra përmirësim i autonomisë tek kompjuterët portatël).

Të reja të tjera të ndjeshme janë shtimi i një interfaqe (VMI) që lehtëson bashkpunimin e sistemeve të virtualizimit dhe kernel, një plotësim fillestar i paravirtualizimit dhe të live migration në KVM, përmirësime në suportin e proçesorëve Cell, randominizimin e portave për NAT dhe suporti i kyçeve publikë për filesystem ecryptfs.

[Burimi, OSnews]

Komente

Anonim's picture

Po e filloj ne fillim duke e bere te qarte qe jam injorant persa i perket programimit. Nuk me pelqente dominanca e Mikrosoftit edhe isha shume kurreshtar te provoja dicka te re. Bleva Susse Linux, s'arrita ta instaloja dot ..e provova 2-3 here, u detyrova t'formatoja kompjuterin dhe t'ri instaloja Windows, se Susse gjithmon me ngecte ne instalim. 2 vjet me vone vendosa ta provoja edhe nje here Linux. Bleva versionin e fundit te Mandrake e cila me thane se ishte per perdoruesit e zakonshem. E instalova me sukses. Pastaj instalova nje version te Firefox, e per dreq nuk dija si ta perdorja. Nuk e gjeja ne listen e programeve, nuk ja kisha iden fare direktorive e s'e gjeta dot. Instalova nje program tjeter, po i njejti problem. Wireless driver nuk punonte ..e per ta instaluar kur pash 3 faqje me udhezime e kode e dreq e shejtan ..hoqa dore e qe atehere as nuk m'shkon me mendja ta provoj Linux. Thjesht kam arrit te kuptoj qe nuk eshte per mua.

Ndryshimi i Windows me Linux eshte qe Linux krijohet e manaxhohet nga Inxhinjere. Windows krijohet nga Inxhinjere, por manaxhohet nga Marketeret. Per sa kohe qe kjo formule nuk ndryshon, Linux nuk do jete program per masat.

Anonim's picture

Është shumë i thjeshtë për tu përdorur!
...Provo Ubuntu Linux 7.04. Nuk ke nevojë me ble... është pa lek; shkarkoje prej interneti:
www.ubuntu.com