You are here

Lëshohet Drupal 5.0

laurenti's picture

Sapo është lëshuar versioni i ri stabël 5.0 i CMS Drupal. Data e lëshimit korrispondon edhe me 6të vjetorin e lindjes së Drupal, pra nuk kish si të zgjidhej një ditë më e mirë për lëshimin e versionit të "madh" 5.

Ndryshimet në krahasim me versionet paraardhës janë të shumtë, prandaj nuk do t'i përmendim të gjithë këtu: një për të gjithë, ndryshime në strukturën e directory, kush përdor versionet 4.7.x të Drupal, gjatë upgrade, është mirë të hedhë në server një kopje të pastër të Drupal 5, e pastaj të shtojë modulët, temat apo konfigurimet e personalizuar.

Për më tepër: njoftimi zyrtar në anglisht, Drupal 5.0 released.

P.s.: Për ditën e nesërme parashikohet të jetë gati për shkarkim edhe file i gjuhës shqipe për versionin 5.0 të Drupal.

Forume: 

Komente

altiX's picture

E aktualizova versionin e ri stabël 5.0 - CMS Drupal.
fo1 | altiX

laurenti's picture

Kush dëshiron të testojë përkthimet në shqip për Drupal 5.0, mund të shkarkojë file me të gjithë mesazhet nga kjo faqe, ose nga faqja zyrtare e Drupal (sapo është lëshuar një version testimi për përkthimet në shqip, me kodin identifikues sq-5.x-1.x-dev: http://drupal.org/node/11102/release).

altiX's picture

E testova përkthimin në shqip për Drupal 5.0 (në lokal); punon pa kurrfarë probleme!
FLM Laurent për përkthimet!
fo2 | altiX