You are here

Instalimi i Drupal në Debian Testing

laurenti's picture

Sa në vijim, shërben për të plotësuar dhe përfunduar diskutimin tek http://alblinux.net/node/1176

Pra, mbasi të kemi instaluar dhe kontrolluar ambientin e punës (server web + server mysql + php), mund të fillojmë instalimin e Drupal.

Përfitojmë nga rasti edhe për të provuar versionin e ri 5.0 të ardhshëm të Drupal. Unë po provoj Release e parë Candidate: http://drupal.org/drupal-5.0-rc1

Për të punuar në server do të përdor thjesht ssh (sigurisht, nuk kam instaluar asnjë lloj interfaqe grafike).

ssh adresa_serverit
su
mkdir -p /opt/www/drupal5_rc1/{htdocs,cgi-bin,logs,src}
cd /opt/www/drupal5_rc1/src
wget http://drupal.org/files/projects/drupal-5.0-rc1.tar.gz
cd ../htdocs
tar xvfz ../src/drupal-5.0-rc1.tar.gz
mv drupal-5.0-rc1 drupal5rc1
cd /opt/www/drupal5?rc1/htdocs/drupal5rc1

Krijojmë një databazë për përdorim në instalimin e provës:

mysql -uroot
-bash: mysql: command not found

????, e atëhere?? Ok, instalojmë akoma:

apt-get install mysql-server mysql-client

Riprovojmë:

mysql -uroot

Përgjigja:

Welcome to the MySQL monitor.  Commands end with ; or \g.
Your MySQL connection id is 8
Server version: 5.0.30-Debian_1-log Debian etch distribution

Type 'help;' or '\h' for help. Type '\c' to clear the buffer.

mysql>

Pra në rregull (lexuesit e kujdesshëm do të kenë vënë re një difekt të rendë në lidhje me sigurinë: po përdor serverin MySQL si root pa mbrojtur fillimisht këtë përdorues me fjalëkalim. Një xhiro apo kërkim tek AlbLinux.net për të gjetur se si caktohet fjalëkalimi i root në MySQL).
Tani mund të krijojmë databazën drupal5_rc1, t'ja caktojmë përdoruesit test, me fjalëkalim test:

mysql -uroot
create database drupal5_rc1;
grant all privileges on drupal5_rc1.* to test@localhost identified by 'test';
flush privileges;
\q
Bye

Kaq mjafton për databazën.

Konfigurojmë një adresë virtuale për instalimin tonë.
M.q.s. serveri ku do të instalohet Drupal tek unë korrispondon me adresën 192.168.20.134, në server shtoj një rresht tek /etc/hosts:

192.168.20.134 drupal5.linuxway.loc drupal5

Konfiguroj sitin virtual:

cd /etc/apache2/sites-available
vim drupal5.linuxway.loc

dhe shtoj përmbajtjen në vijim:

<VirtualHost *>
        ServerAdmin     drupal5@linuxway.loc
        ServerName      drupal5.linuxway.loc
        ServerAlias     drupal5.localhost

        # Indekse + Root Directory
        DirectoryIndex  index.php
        DocumentRoot    /opt/www/drupal5_rc1/htdocs/drupal5rc1

        # Directory CGI
        ScriptAlias /cgi-bin/ /opt/www/drupal5_rc1/cgi-bin/
        <Location /cgi-bin>
                Options +ExecCGI
        </Location>

        # Files e Log
        ErrorLog        /opt/www/drupal5_rc1/logs/error.log
        CustomLog       /opt/www/drupal5_rc1/logs/access.log combined
</VirtualHost>

Aktivoj sitin e sapokrijuar:

a2ensite drupal5.linuxway.loc

Aktivoj modulin rewrite të apache:

a2enmod rewrite

Rinisim apache:

/etc/init.d/apache2 reload

Kaq duhet të mjaftojë:
Hap një shfletues web dhe shkruaj: http://drupal5.linuxway.loc ...dhe :-) Drupal 5, për herë të parë, përdor një instalues në linjë...

Japim emrin e databazës, pronarit të db dhe fjalëkalimin përkatës: --> http://alblinux.homelinux.org/~lor/drupal5_pics/database_config.png

Një sekondë dhe instalimi përfundon: --> http://alblinux.homelinux.org/~lor/drupal5_pics/inst_compl.png

Po, jemi gati për të filluar konfigurimin: --> http://alblinux.homelinux.org/~lor/drupal5_pics/inst_ok.png

Disa pamje:

altiX's picture

Kur deshiroj te krijoj "create the first account" me dergon ketu!?
Mos ndoshta do te ishte ma mire te ndaje apache2-default (var/www) me drupal.
Ta dergoj drupal ne /opt.Nuk e di?

laurenti's picture

Kontrollo konfigurimin e sitit virtual...

altiX's picture

E instalova Drupal-5.0rc1 ne Lampp.
http://img354.imageshack.us/img354/6003/pamjaekranit1nj5.png
sq.po a eshte vetem per 4.7 apo edhe per 5.0.

laurenti's picture

Po, sq.po vlen vetëm për versionet 4.7.x të Drupal.

Përkthimi në shqip për versionin 5.0 nuk është gati. (do të ketë akoma shumë ndryshime deri tek versioni përfundimtar 5.0 i Drupal; në fakt, akoma nuk ka arritur e-mail me kërkesën zyrtare për përditësimin e përkthimeve).

altiX's picture

Une e kyça sq.po e 4.7.x në 5.0rc1,si dhe sq.de pasi qe me sq.en kam edhe vështërsi.
Të kaloj te disa pyetje tjera:
1.-->add menu item
thotë:
Pozicioni me të cilin lidhet zëri i menusë. Mund të jetë një pozicion i brendshëm Drupal si p.sh. node/add ose një adresë e jashtme URL si p.sh. http://drupal.org. Shkruaj për lidhjen me faqen kryesore.
Këtu nuk e kam edhe aq të qartë.
Ku shtohet
2.Nëse dëshirohet një faqe psh 1.html të kyçet në drupal... a duhet të krijohet ndonjë Modul apo...?
3.Ku aktivizohen keto: si psh te Alblinux: Treguesi, Forume,Udhezues... Shkarkime (pra këto lartë djathtas)?

laurenti's picture

  1. Shto zë në menu
    • Pozicion i brendshëm, p.sh. node/add/story ose node/1250
    • Pozicion (URL) e jashtme, p.sh. http://alblinux.net
    • Faqja e nisjes, ose thjesht <front>
  2. Krijo një faqe, node/add/page, faqe statike edhe thjesht në HTML
  3. Janë thjesht zëra menuje, por tek menu primare

Fillo të bësh disa prova dhe gjithçka bëhet më e thjeshtë....

altiX's picture

Po këto i kam kuptuar.
Qëllimi i pyetjes së mësipërme ishte:
të bëhet lidhja e një faqe të jashtme psh: http://www.alblinux.net/?q=ditari
dhe te paraqitet te faqja XX; që po e emërtoj.
Si psh ketu
Në joomla bëhet nëpërmjet "wrapper"; këtu nuk po e gjejë.
...Do të bëjë edhe disa prova!

laurenti's picture

E ke fjalën për diçka të tillë?

laurenti's picture

Mund të përdorësh thjesht:

<iframe src="http://alb.dyndns.org/~at/lxshqip/a2.htm">
Shfletuesi juaj nuk suporton iframes.
</iframe>

(plus parametra të tjerë të dëshiruar)....

ose, të gjesh ndonjë modul të gatshëm për Drupal (më duket ekzistojnë disa të tillë) që afron një konfigurim më të thjeshtë...

altiX's picture

Përshëndetje Laurent,
Gradualisht kam filluar ta kuptoj se si funksionon.Problemi është se e kam në anglisht; gjuhë të cilën edhe nuk e kuptoj aq.
Në gjermanisht administrimi poashtu nuk ishte i përkthyer; po pres në shqip.
...Më intereson pse nuk lejohet bartja e një fotoje psh prej interneti si zakonisht nepermjet img me kllapa:
http://www.ypok.com/img/2807/linux-penguin.jpg
Pak e kam rregulluar (nuk kam patur edhe aq kohë).Nuk di a po mundesh ketu ta shohësh:
AltiX
P.S Përkthimi për 5.0RC1 kur do të jetë gati, apo je duke e pritur 5.0 stabël?

Faqet