You are here

Kthimi i të dhënës .sql nëpërmjet phpadmin ose mënyrë tjetër!

altiX's picture

Përshëndetje,

propozoj që të hapet një kategori e re në forum.Të quhej të ndryshme dhe aty të futeshin të gjitha çka nuk përshtaten diku tjetër.
Të kaloj tek problemi im.
Dëshiroj që ta instaloj një Forum në Lokal (xampp).
Kam vetëm dy të dhëna .sql
Njëra është relativisht e vjetër(disa muaj) dhe tjetra vetëm disa ditë.
Me .sql që është relativisht e vjetër pas disa korigjimeve të settings.php dhe me repair_settings.php kam arritur ta kthej forumin ashtu siq duhet.Më parë ka qenë në një webhostues pa pagesë në internet.Ata e kanë çkyçur Konton dhe siq thashë më lartë tani kam vetëm këto dy të dhëna .sql në dispozicion.
Pasi që kam bërë edhe upgrade.php forumi është në versionin ma të ri (përdor SMF).
Te forumi i SMF kam kërkuar por nuk kam gjetur përgjigje.
...Pra nëse dëshiroj ta kthej .sql më të re nëpërmjet phpAdmin atherë më paraqitet ky problem:
#1062 - Duplicate entry '6-183' for key 1
Nëse e shtyp aty trego më paraqitet:
SQL-Befehl: SELECT * FROM `smf_log_search_subjects` WHERE CONCAT_WS("-", `word`, `ID_TOPIC`) = "6-183" ORDER BY `word`, `ID_TOPIC`
Nuk di si mund ta zgjidhë këtë problem pasi që njohuritë e mia në php mysql janë të kufizuara.

laurenti's picture

Proçedura e ndjekur nuk është korrekte. Ja si duhej të veproni (fillimisht në lokale):

  1. Gjej dhe përcakto versionin e vjetër të forumit që ishit duke përdorur
  2. Instalo atë version në kompjuter
  3. Ngarko file e parë .sql (file e vjetër) në databazë
  4. Gjej dhe përcakto versionin e ri të të forumit që je duke përdorur
  5. Kryej "upgrade" nga versioni i vjetër i instaluar në versionin e ri të forumit (metodat e upgrade përfshihen në pakon e forumit ose kryhen automatikisht).
  6. Mbasi upgrade në versionin e ri të ketë përfunduar me sukses, kryej një kopje të databazës së forumit (tek opsionet e phpmyadmin, shto "add drop table")
  7. Tani vjen puna më e vështirë (sa më tepër të dhëna të ketë, aq më tepër kohë duhet):
    • hap me një editues teksti kopjen e saporuajtur të databazës (që është file i parë .sql i përditësuar në verionin e ri)
    • hap në një dritare të re të edituesit file e dytë .sql (file me të dhënat e reja që disponon)
    • Krahaso tabelat, duke i kushtuar rendësi kollonës së parë të çdo tabele (zakonisht id) si dhe tabelën e sekuencave (nëse ekziston)
    • Shto të dhënat e reja (nga file i dytë) tek file i parë, duke u kujdesur të ndryshosh numrin përkatës progresiv të ID-ve: p.sh, nëse dërgimi i fundit tek file i parë ka ID 200, do të kopjosh dërgimin e parë nga file i dytë .sql duke i caktuar ID 201, e kështu me rradhë...

    Niveli i preçizionit në proçedurën e mësipërme varet nga rendësia e të dhënave që dëshiron të shtosh.

  8. Mbasi të kesh përfunduar punën, ringarko në databazë file e përfituar nga sa më sipër

Në këtë menyrë, gjithçka duhet të funksionojë përsëri.

altiX's picture

FLM për përgjegje të shpejtë.
Besoj se tashmë çdo gjë është e qartë.Këtë procedurë e kam aplikuar shumë kohë më parë dhe mund të them është punë mjaft e mundimshme.Por kur ska një zgjidhje më të lehtë atherë duhet patjetër.Sidoqoftë do ta provojë më vonë.
...Të kaloj tek një problem tjetër!
Desha ta instaloj Drupal.Ka kohë që e kam parë këtu dhe më ka pëlqyer.Sot vendosa ta provoj dhe arrita deri diku!
Instalimi ishte pa probleme (versioni 4.7.4 ; duhet të jetë versioni më i ri stabël apo Jo).
Kur arrij tek pika të instalohet një përdorues; në këtë rast admini, athere edhe pse i japë fjalëkalimin më thotë në anglisht jo të drejta të mjaftueshme.Me këtë fjalëkalim nuk mund të kyçem.Me atë që ka aty po, mirëpo më duhet gjithmonë për çdo operacion prapë të lajmrohem.Të gjitha të dhënave i kamë dhënë të drejta chmod 777.
Ndoshta këtë problem edhe e zgjedhë! Problemi do të jetë ndoshta tek Forumi.Po ska problem ndoshta ka mundësi me wrapper ta kyçi disi këtu te Drupal.
Me të mira!

laurenti's picture

Përsa i takon Drupal, besoj që ke lexuar këtë faqe: http://alblinux.net/book/export/html/1097

Nëse vazhdon të kesh probleme, hap një temë tek forumet: http://alblinux.net/forum/37