You are here

Si mund te shtoj nje faqe te vetme ne php nuke

flomish's picture

Pershendetje!



Kam nje pyetje per te bere? Une dua te shtoj nje link ne anen majtas te faqes phpnuke ku jane renditur Modulet dhe pasi te klikohet ky link te hapet nje faqe e vetme por brenda struktures se brendshme.



Si duhet te veproj?



Gjithashtu po mendoj se si duhet te ruaj faqen phphnuke nga qe une nuk marr vesh shume nga php. Ndonje keshille?



Ju faleminderit

Administratori's picture

Përshëndetje Flomish,

në lidhje me kërkesën e parë, mund t´a gjesh zgjidhjen tek një nga temat e kaluara të diskutuara tek ky forum.

Kërkesa e dytë: çfarë kërkon të thash me "

të ruash faqen phpnuke

"?

Administratori's picture

Nga paneli i administrimit të PHP-Nuke mund të krijosh direkt një kopje backup të databazës në përdorim: duhet kryer rregullisht çdo 2-3 ditë (në varësi të aktivitetit të sitit).

Për të ndryshuar server, mjafton të krijosh databazën tek serveri i ri duke u nisur nga kopja .sql e databazës së vjetër, e pastaj të kalosh files e sitit tënd via ftp tek serveri i ri: më thjesht se kaq :-)

Përsa i takon sigurisë së PHP-Nuke e kemi shpjeguar disa herë:

- instalo gjithmonë versionin e fundit të vënë në dispozicion nga phpnuke.org
- apliko patches korrigjues të lëshuar herë pas here

Nëse dëshiron të ndihesh me të vërtetë i sigurt, mundohu të ndryshosh pozicionin standart të files apo kartelave që vijnë me PHP-Nuke (p.sh. config.php mund të vendoset në një kartelë tjetër të mbrojtur me password) , etj.
Varet pastaj shumë nga konfigurimi i sistemit ku ke vendosur sitin tënd (p.sh. nëse server-i është yti, mund t´a mbrosh shumë më mirë sesa kur je në hosting).