Projekti Debian njofton lëshimin zyrtar të Debian GNU/Linux versioni 5.0 (emri në kod "lenny"), mbas 22 muajsh zhvillimi të vazhdueshëm. Debian GNU/Linux është një sistem operativ i lirë që suporton dymbëdhjetë arkitektura proçesorësh dhe përfshin mjediset desktop KDE, GNOME, Xfce dhe LXDE. Afron gjithashtu kompatibilitet me FHS v2.3 dhe programet e zhvilluar për versionin 3.2. të LSB.
Debian GNU/Linux funksionon në një gamë kompjuterësh që shkon nga palmarët tek supercomputer dhe gati tek gjithçka që gjendet në mes. Suportohen gjithsej dymbëdhjetë arkitektura: Sun SPARC (sparc), HP Alpha (alpha), Motorola/IBM PowerPC (powerpc), Intel IA-32 (i386), IA-64 (ia64), HP PA-RISC (hppa), MIPS (mips, mipsel), ARM (arm, armel), IBM S/390 (s390), si dhe AMD64 e Intel EM64T (amd64).
Përfshihet suporti për plataformën Orion të Marvell dhe për dispozitivët e bazuar në plataformën Orion, si përshembull QNAP Turbo Station, HP mv2120 dhe Buffalo Kurobox Pro, po ashtu edhe shumë netbook, si përshembull Eee PC i Asus. Debian GNU/Linux 5.0 "Lenny" përmban gjithashtu instrumentët e kompilimit për Emdebian që mundësojnë cross-kompilimin dhe reduktimin e paketave buruese Debian për t'ju përshtatur sistemeve embedded ARM.
Debian GNU/Linux 5.0 (Lenny) përfshin `port` e ri për ARM EABI, "Armel". Ky port i ri afron një përdorim akoma më efikas të sistemeve të bazuar në proçesorët ARM modernë dhe të ardhshmit. Si rrjedhim, port i vjetër për ARM (arm) tashmë nuk do të përdoret më.
Kalimi nga "Etch" në "Lenny" kryhet sikurse në traditën Debian në menyrë automatike dhe "pa dhimbje" (për kë përdor siglën "stable" në buruesit e apt).
Për më tepër, vazhdoni për tek faqja zyrtare e Projektit Debian.