Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Ettore Perazzoli, një nga figurat qendrore të Ximian Gnome dhe të Linux në përgjithësi, vdiq dje në menyrë të papritur. Akoma të panjohura shkaqet e vdekjes. Nder punës dhe veprimtarisë së tij.
Sapo është lëshuar versioni i ri 1.1.1 i Epiphany, browser-it web për GNOME. Bazuar në Gecko, ky browser, me hapa të shpejtë po kthehet në zgjedhjen optimale për të gjithë përdoruesit e Desktop Gnome.
Me një komunikatë për shtypin SCO bëri të ditur që siti qendror (www.sco.com) i tyre ka qenë nën një sulm të llojit Distributed Denial of Service Attack (DDoS). Komunikata recitonte si në vazhdim:
"The SCO Group, Inc., owner of the UNIX operating system, today confirmed that on Wednesday, Dec. 10, 2003 at approximately 4:20 a.m. Mountain Time, it experienced a large-scale distributed denial of service (DDoS) attack."
Duke injoruar me dashje frazën "owner of the UNIX operating system" disa nga ekspertët më të njohur në fushën e sigurisë, shprehën dyshim mbi vërtetësinë apo shkakun e këtij sulmi.