Përshëndetje Besi,
mund të provosh (99% pa sukses) disa rrugë për të fituar hyrje në pjesën administrative të sitit tënd por, më e shkurtra dhe më e sigurta është:
1- Rikrijo edhe njëherë databazën e sitit :-)
2- Kryej një instalim në lokale para se të kryesh instalimin real në web.
3- Mos harro që shpesh herë janë probleme të krijuara nga i famshmi IE (fshi cookies dhe files temp).
Problemi ne futje Admin ne nuke
Përshëndetje Besi,
problemi në të cilin ke ndeshur shfaqet vetëm me versionet 7.0-beta. Versioni 7.0 final korrigjon edhe këtë problem. Shkaku ishte shtimi i një kontrolli tjetër për të shmangur disa lloj sulmesh mbi php-nuke. Nëse akoma nuk arrin të futesh si administrator, hap file "auth.php" dhe komento (ose fshi) rreshtat në vazhdim:
Ki parasysh që në këtë menyrë sapo ke hapur një vrimë në php-nuke që je duke përdorur. Prandaj, mbasi të jesh futur si admin, ktheje përsëri file auth.php në gjendjen origjinale (rishkruaj rreshtat e mësipërm) dhe, prit lëshimin e versionit 7.0 final për të punuar normalisht.