Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

GNOME 2.12 Beta 2

Also known as 2.11.91, GNOME 2.12 Beta 2 is the second pre-release intendedfor wide public scrutiny before the final release in September.

bindings: http://ftp.gnome.org/pub/GNOME/bindings/2.11/2.11.91/NEWS
desktop: http://ftp.gnome.org/pub/GNOME/desktop/2.11/2.11.91/NEWS
platform: http://ftp.gnome.org/pub/GNOME/platform/2.11/2.11.91/NEWS

AlbLinux's picture

Fillon aktivitetin openSUSE.org

Duke ndjekur shembullin e Red Hat dhe projektit Fedora edhe Novell sapo ka lëshuar Projektin e hapur openSUSE.org që, sikurse Fedora, vë në dispozicion të komunitetit të zhvilluesve dhe sponsorizon punimet për krijimin e një shpërndarje të re krejtësisht opensource, bazuar në versionin komercial SUSE Linux.

AlbLinux's picture

Mozilla Firefox 1.0.6

Sapo është lëshuar versioni stabël 1.0.6 i shfletuesit web Firefox.

Vetëm para 20 ditësh patëm lëshimin e security fix të fundit që, së bashku me rifreskimet e fundit, mundësuan lëshimin si stabël të versionit 1.0.6.

AlbLinux's picture

Thyhet brenda 24 orëve sistemi ''Genuine Advantage'' i Microsoft

Sipas Microsoft do të ishte sistemi më i sigurt për të verifikuar përdorimin e kopjeve orgjinale të Windows, me anë të kontrollit të numrit të serisë, sa herë që dikush dëshiron të shfrytëzojë "Windows Update".
E pra, nuk kishin kaluar akoma 24 orë nga vënia në punë e sistemit dhe, akoma nuk ishte shuar ushëtima e "trombave", kur "dikush", me një rresht të vetëm, arriti të thyejë krejt sistemin "kundër-thyerjeve".

Në fakt, kujt dëshironte të shfrytëzonte "Windows Update", përveç rifreskimeve të sistemit me mbrojtjet e fundit, i duhej të shkarkonte dhe të instalonte edhe një program Active X, funksioni i të cilit ishte kontrolli para e mbrapa i sistemit të instaluar për të verifikuar "jo-piratinë" e tij.

AlbLinux's picture

Të instalojmë GNOME nga CVS

Tek AlbLinux.net sapo është shtuar një udhëzues i ri: Të instalojmë GNOME nga CVS me ndihmën e Jhbuild

Ky udhëzues shpjegon hap pas hapi instalimin e GNOME nga CVS, për të gjithë ata që dëshirojnë të testojnë dhe të ndihmojnë në zbulimin/vënien në dukje të gabimeve të mundshme në përshtatjen në Shqip të versionit të ri të GNOME.

Tek Galeria e AlbLinux, mund të shihen pamjet e para nga versioni Beta (2.11.90) i Desktop GNOME.

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS