Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Ka lindur një projekt i ri, i quajtur DebianEdu, që synon të kthejë Debian në shpërndarjen më të mirë Linux për sektorin didaktik. Një iniciativë që mund t'ju japë një ndihmë të madhe të gjithë personave që luftojnë për futjen e software të lirë në shkolla.
M.q.s. mungojnë vetëm disa ditë nga dalja e versionit 9.0 të Linux Mandrake, shpërndarja Linux që po fiton shumë popullaritet kohët e fundit për shkak të lehtësisë në instalim dhe përdorim, kemi gjetur në web disa pamje të kësaj shpërndarje në funksionim e sipër.(9.0RC2) Albumi mund të vizitohet këtu.
M.q.s. pas pak ditësh pritet dalja publike e versionit të ri 6.0 të portalit open PHP-Nuke, kam shtuar tek zona e downloads përshtatjen në shqip për këtë version të ri. Ju ftoj t'a shkarkoni dhe t'a testoni për të lajmëruar mbi gabimet e mundëshme. Megjithëse FB ka një kopje të pakos, po të nxitoheni, arrijmë t'i dërgojmë pakon e re të korrigjuar (po të ketë nevojë).
Dje u lëshua release candidate e dytë e shpërndarjes Linux Mandrake 9.0. Kryesisht gjejmë disa korrigjime dhe rifreskime të minutit të fundit, midis të cilëve XFree86 4.2.1 dhe PostgreSQL. Duhet të jetë release e fundit përpara lëshimit të versionit final (16 shtator?).
Tek Slashdot mund të lexoni një intervistë me Larry Wall "babain" e gjuhës Perl. Nuk mungojnë as pyetjet jashtë teme, si ato p.sh. në lidhje me besimin fetar.