Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

AlbLinux's picture

Disa pamje nga Mandrake e re

M.q.s. mungojnë vetëm disa ditë nga dalja e versionit 9.0 të Linux Mandrake, shpërndarja Linux që po fiton shumë popullaritet kohët e fundit për shkak të lehtësisë në instalim dhe përdorim, kemi gjetur në web disa pamje të kësaj shpërndarje në funksionim e sipër.(9.0RC2)
Albumi mund të vizitohet këtu.

AlbLinux's picture

Lang-albanian-pack for PHP-Nuke 6.0

M.q.s. pas pak ditësh pritet dalja publike e versionit të ri 6.0 të portalit open PHP-Nuke, kam shtuar tek zona e downloads përshtatjen në shqip për këtë version të ri. Ju ftoj t'a shkarkoni dhe t'a testoni për të lajmëruar mbi gabimet e mundëshme. Megjithëse FB ka një kopje të pakos, po të nxitoheni, arrijmë t'i dërgojmë pakon e re të korrigjuar (po të ketë nevojë).

AlbLinux's picture

Linux Mandrake 9.0 Release Candidate 2

MDK RC2

Dje u lëshua release candidate e dytë e shpërndarjes Linux Mandrake 9.0. Kryesisht gjejmë disa korrigjime dhe rifreskime të minutit të fundit, midis të cilëve XFree86 4.2.1 dhe PostgreSQL.
Duhet të jetë release e fundit përpara lëshimit të versionit final (16 shtator?).

Download ISO 1 (699 mb)
Download ISO 2 (699 mb)
Download ISO 3 (548 mb)

AlbLinux's picture

Intervistë me Larry Wall

Tek Slashdot mund të lexoni një intervistë me Larry Wall "babain" e gjuhës Perl. Nuk mungojnë as pyetjet jashtë teme, si ato p.sh. në lidhje me besimin fetar.

Artikullin mund t'a lexoni këtu.

AlbLinux's picture

3D i Blender tani flet open source

Komuniteti i përdoruesve arriti të lirojë kodin burues të Blender që së shpejti do të vihet në dispozicion të të gjithëve si free software. Fillon kështu një nga projektet më të rëndësishëm open source në lidhje me grafikën 3D

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS