Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Në menyrë të papritur Caldera Systems vendosi të ndryshojë emrin e saj nga Caldera në The SCO Group (SCO) dhe bashkë me të ndryshon edhe emri i shpërndarjes linux: SCO Linux.
Data e parashikuar për lëshimin e versionit të ri 9.0 të MandrakeLinux është 13 shtatori. Ndërkohë nëpër mirror-et e ndryshëm ftp janë lëshuar kopjet e beta-4. Sipas parashikimeve, pjesa më e madhe pakove të kësaj beta do të jenë ato që do të përbëjnë edhe versionin final.
Me sa duket kodi i codec MPEG4 të njohur si XVID (lëshuar nën licencën GNU GPL) është 'vjedhur' nga një shtëpi prodhuese të hw e st të quajtur Sigma Designs' e cila sipas lajmeve e ka pranuar shkeljen. Si përgjigje ndaj këtij akti dhe në pritje të ndihmës nga ana e komunitetit opensource dhe të FSF, autorët e XVID kanë pezulluar projektin. Hollësi të tjera mbi aktin dhe zhvillimin e situatës mund të ndiqen nga siti zyrtar i XVID: http://xvid.org/.
Nga njëri prej lajmeve të Slashdot njihemi me një program (lidhja ju çon tek faqja e projektit) që mundëson, në bashkpunim me një hardware në gjendje të njohë levizjen okulare, të shkruash me sy thjesht duke parë software-in ndërkohë që është duke shkruar kombinimet e ndryshme, duke parashikuar (me një metodë të ngjashme me T9 tek telefoninët) se çfarë fjale do të kompozojmë. Programi është lëshuar nën licencën GPL.