Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Arrin dhe është gati për tu shkarkuar LibreOffice 7.3 Community, versioni i ri i suite open source për të shkruar, krijuar spreadsheet, prezantime dhe grafikë. Duke klikuar këtu mund ta shkarkoni në versione për Windows, macOS dhe Linux, në gjuhën e dëshiruar (edhe në shqip?).
Projekti GNOME sapo ka lëshuar versionin e ri të ambientit të tij desktop open source, GNOME 41.
GNOME 41 është rezultati i gjashtë muajve punime dhe përfshin një sërë përmirësimesh të ndjeshme dhe funksione të reja, si dhe shumë përmirësime të funksioneve ekzistues.
Mbas 2 vitesh, 1 muaji dhe 9 ditë zhvillimi, projekti Debian prezanton versionin e ri stabël 11 (emri në kod "bullseye"), që do të suportohet për 5 vitet në vijim falë punës së kombinuar të Debian Security team dhe Debian Long Term Support team.
Lajmërimi i plotë (në anglisht) mund të lexohet tek faqja zyrtare e Projektit Debian.
E kam filluar me Linux diku nga viti 2000. Mbaj mend qe atehere kam blere nje CD ne nje reviste kompjuteri dhe ne te ishte Linux Mandrake. E instalova por nuk i dhashe rendesi, Vazhdova te perdor Windows. MS DOS e kam perdorur qe ne 1990. Pak me vone do kem provuar Turbo Linux por nuk ngeca as tek ky.. Me vone ( mbase 2002) gjeta CD e Red Hat dhe e instalova , por prape u ktheva ne Windows. Dhe keshtu vazhdova me Windows duke testuar here pas here ndonje Linux (Ubuntu apo Mint, etj.). Ca kohe (diku ne 2011 ) luaja me Puppy Linux ....