You are here

Konfigurimi i parë

laurenti's picture

Edhe një hap tjetër para se të futemi në sitin tonë të ri Drupal: aktivojmë sitin e ri drupal.shembull.org dhe rinisim apache (komandat jepen si root):

a2ensite drupal.shembull.org
/etc/init.d/apache2 reload

Tani jemi gati për tu futur në sitin tonë të ri Drupal.
Hapim shfletuesin web dhe shkruajmë adresën URL: http://drupal.shembull.org

Hapet faqja e përshëndetjes së parë të Drupal:

Krijojmë përdoruesin e parë (që do të jetë dhe administratori i sitit):
Kliko tek lidhja "create the first account"

Krijojmë përdoruesin dhe identifikohemi në sistem.
Veprimi i parë që duhet të kryejmë eshtë caktimi i një fjalëkalimi:

Klikojmë tek pulsanti "Submit (ruajmë ndryshimet).
Tek shtylla/blloku i majtë klikojmë tek administer e pastaj tek modules:

Aktivojmë modulët që na interesojnë (unë në këtë shembull i kam aktivuar të gjithë), duke patur kujdes të aktivojmë modulin locale (mbasi ne e duam sitin në shqip, apo jo?).
Tani shtylla/blloku i majtë pasurohet me shumë zëra të rinj: janë lidhjet nga ku mund të konfigurohet çdo modul.
Fillojmë me shtimin e gjuhës shqipe: shkarkojmë përkthimet në shqip nga siti zyrtar i Drupal:

cd /opt/www
$ wget http://drupal.org/files/projects/sq-4.7.0.tar.gz
--13:12:47-- 
http://drupal.org/files/projects/sq-4.7.0.tar.gz           => `sq-4.7.0.tar.gz'
Resolving drupal.org... 140.211.166.46
Connecting to drupal.org|140.211.166.46|:80... connected.
HTTP request sent, awaiting response... 200 OK
Length: 131.618 (129K) [application/x-gzip]
100%[====================================>] 131.618       70.08K/s
13:12:50 (69.89 KB/s) - `sq-4.7.0.tar.gz' saved [131618/131618]

Hapim file e shkarkuar:

cd /opt/www
$ tar xvfz sq-4.7.0.tar.gz
sq/LICENSE.txt
sq/README.txt
sq/sq.po

File që duhet të ngarkojmë në drupal (unë shkarkova në /opt/www/) është /opt/www/sq/sq.po.
Kalojmë tek siti ynë Drupal dhe klikojmë tek zëri "localization" i menusë së administrimit (blloku majtas):

Klikojmë tek "add language" dhe nga menu e shpalosëshme e gjuhëve, zgjedhim Albanian (Shqip):

Klikojmë tek zëri "import", pastaj Browse..." për tek pozicioni ku shkarkuar file sq.po dhe e zgjedhim, e në fund tek pulsanti "Import":

Mbas disa çastesh përkthimet do të jenë ngarkuar: aktivojmë dhe caktojmë shqipen si gjuhën e prezgjedhur, e ruajmë konfigurimin ("Save configuration").