Edhe një hap tjetër para se të futemi në sitin tonë të ri Drupal: aktivojmë sitin e ri drupal.shembull.org dhe rinisim apache (komandat jepen si root):
a2ensite drupal.shembull.org
/etc/init.d/apache2 reload
Tani jemi gati për tu futur në sitin tonë të ri Drupal.
Hapim shfletuesin web dhe shkruajmë adresën URL: http://drupal.shembull.org
Hapet faqja e përshëndetjes së parë të Drupal:
cd /opt/www
$ wget http://drupal.org/files/projects/sq-4.7.0.tar.gz
--13:12:47--
http://drupal.org/files/projects/sq-4.7.0.tar.gz => `sq-4.7.0.tar.gz'
Resolving drupal.org... 140.211.166.46
Connecting to drupal.org|140.211.166.46|:80... connected.
HTTP request sent, awaiting response... 200 OK
Length: 131.618 (129K) [application/x-gzip]
100%[====================================>] 131.618 70.08K/s
13:12:50 (69.89 KB/s) - `sq-4.7.0.tar.gz' saved [131618/131618]
Hapim file e shkarkuar:
cd /opt/www
$ tar xvfz sq-4.7.0.tar.gz
sq/LICENSE.txt
sq/README.txt
sq/sq.po
File që duhet të ngarkojmë në drupal (unë shkarkova në /opt/www/) është /opt/www/sq/sq.po.
Kalojmë tek siti ynë Drupal dhe klikojmë tek zëri "localization" i menusë së administrimit (blloku majtas):
Klikojmë tek "add language" dhe nga menu e shpalosëshme e gjuhëve, zgjedhim Albanian (Shqip):
Klikojmë tek zëri "import", pastaj Browse..." për tek pozicioni ku shkarkuar file sq.po dhe e zgjedhim, e në fund tek pulsanti "Import":
Mbas disa çastesh përkthimet do të jenë ngarkuar: aktivojmë dhe caktojmë shqipen si gjuhën e prezgjedhur, e ruajmë konfigurimin ("Save configuration").