Personalizimi

Tani duhet të kemi një sit krejtësisht funksionues, por që (me përjashtim të gjuhës) nuk ndryshon aspak nga dhjetra site të tjerë Drupal në internet.
Duhet të fillojmë personalizimin e sitit tonë Drupal.
Hapi i parë është seksioni i rregullimeve të përgjithshme administrimi >> rregullimet:

Rregullimet e përgjithshme
Ndikojnë në paraqitjen e përgjithshme të sitit. Mund të përcaktohet emri i sitit, misioni, adresa e-mail, etj...
Trajtimi i gabimeve
Vlera e prezgjedhur, tani për tani është në rregull.
Rregullimet e cache
Vlera e prezgjedhur, tani për tani është në rregull.
Rregullimet e file të sistemit
Krijoni një kartelë (vlera e prezgjedhur ka emrin files):

mkdir /opt/www/drupal/files && chmod 766 /opt/www/drupal/files
Rregullimet e burimit RSS
Vlera e prezgjedhur, tani për tani është në rregull.
Rregullimet e datës
Konfiguroni zonën tuaj orare (me bazë GMT):
Mirëmbajtja e sitit
Nëse siti juaj ka një domain real, deri sa të përfundoni rregullimet e sitit dhe të materialeve, mund t'a vendosni në modalitetin Jashtë-linje: Vizituesit mund të shohin vetëm mesazhin që përcaktoni vetë ju në këtë Opsion. Ju vetë, apo administratorë të tjerë, mund të futen rregullisht në sit.
Trajtimi i frazave
Suporti Unicode
Proçeset e planifikuar
Nga këtu mund të aktivoni dhe konfiguroni cron, tepër i nevojshëm për funksionimin korrekt të Drupal.

Ja si paraqitet siti mbasi të kemi ruajtur këto konfigurime: