Megjithëse tashmë ekzistojnë edhe versione të Linux të aftë të instalohen dhe të funksionojnë nën Windows si një program i zakonshëm, nuk ma bën zemra t'jua këshilloj: ne duam një sistem të ri, të fuqishëm dhe stabël; e gjithë kjo e humb kuptimin nën Windows :-)
Kemi dy rrugë:
- ... dhe më e thjeshta është shtimi i një hard disku të ri në kompjuterin tuaj (duke parë çmimet relativisht të ulët në ditët e sotme, mund të jetë zgjidhja më e mirë) kushtuar krejtësisht sistemit të ri GNU/Linux.
- ... dhe e përdorur zakonisht është zvogëlimi/ngushtimi i hapsirës ekzistuese në hard disk, zënë nga Windows dhe krijimi i një hapsire të re bosh në dispozicion të GNU/Linux.
Nëse keni zgjedhur rrugën e parë, mund të kapërceni sa vazhdon.
Rruga e dytë.
Ekzistojnë disa programe nën Windows që ju ndihmojnë/udhëzojnë në ndryshimin e tabelës së particioneve të diskut tuaj fiks: më i njohuri është PartitionMagic.
Kush ka këtë program nuk ka nevojë për shpjegimet e mija për ta përdorur :-)
Por ne duam të përdorim vetëm programe Open Source, të lirë si ajri që thithim!
Prandaj thërrasim në ndihmë ...GNU/Linux.
Ja si duhet të veprojmë:
- Shkarkojmë imazhin .ISO të KNOPPIX Live-CD.
- Krijojmë/masterizojmë një CD nga imazhi i shkarkuar.
- Backup i dokumenteve nga particioni Fat/NTFS.
- Defragmentojmë particionin(et) FAT/NTFS duke përdorur instrumentet e defragmentimit Windows të përfshirë në Windows XP.
- Nisim kompjuterin nga CD e KNOPPIX
- Nisim qtparted.
- Zgjedhim Menu qendrore [Main menu]: Knoppix: Root shell.
- Tek dritarja që do të hapet shruajmë
qtparted &
.
- Zgjedhim diskun fiks (/dev/hda), e pastaj zgjedhim particionin ku ndodhet Windows XP (që ka shumë mundësi të ketë zënë gati të gjithë particionin).
- Nga menu e kontekstit (klik i pulsantit të djathtë të mouse), zgjedhim "Resize...".
Zvogëlojmë/ngushtojmë particionin sipas dëshirës, e pastaj klikojmë Ok.
- Ruajmë ndryshimet duke klikuar tek ikona e diskut tek shtylla e instrumentëve.
- Qtparted fillon të kryejë automatikisht gjith'çfarë nevoitet për të ripërmasuar particionin (ekzekuton ntfsresize nëse lloji i filesystem është NTFS dhe programin aktual të particionimit).
Mbas operacionit, në disk do të keni gjithmonë particionin me Windows XP + një particion të ri, të lirë, gati për të pritur GNU/Linux.
- Apliko dhe ruaj ndryshimet, (duke klikuar tek ikona e diskut tek shtylla e instrumentëve dhe duke ju përgjigjur "Yes" për aplikimin e ndryshimeve: disa minuta dhe gjithçka do të përfundojë.
- Mbas përfundimit mbyll qtparted.
- Përfundo KNOPPIX, hiq CD nga lexuesi dhe rinis kompjuterin.
- Kontrollo që Windows të funksionojë pa probleme.
Tani jemi gati për të instaluar shpërndarjen tonë GNU/Linux.