Të instalosh LINUX është po aq e vështirë sa të instalosh një sistem të ri operativ; domethënë, duhet të pranojmë faktin që nuk do të kemi mundësi të përdorim instrumentet e zakonshëm me të cilët jemi mësuar prej kohësh.
Por ne kemi vendosur të provojmë GNU/Linux, apo jo?
Nëse keni lexuar deri tek kjo faqe, besoj që keni ndjekur të paktën këto kalime:
- Keni shkarkuar imazhin .ISO të një versioni "Live-CD" të GNU/Linux;
- Keni krijuar/masterizuar një CD nga imazhi i mësipërm (po supozoj KNOPPIX Live-CD);
- E keni provuar/përdorur për dy-tre ditë;
- Bota e re e GNU/Linux ju pëlqen, dhe jeni të bindur që dëshironi të bëheni një përdorues Linux.
- Fiilimisht dëshironi të përdorni vetëm versionin Desktop të GNU/Linux.