Krijojmë hapësirën e nevojshme për sistemin e ri operativ

Megjithëse tashmë ekzistojnë edhe versione të Linux të aftë të instalohen dhe të funksionojnë nën Windows si një program i zakonshëm, nuk ma bën zemra t'jua këshilloj: ne duam një sistem të ri, të fuqishëm dhe stabël; e gjithë kjo e humb kuptimin nën Windows :-)

Kemi dy rrugë:

  1. ... dhe më e thjeshta është shtimi i një hard disku të ri në kompjuterin tuaj (duke parë çmimet relativisht të ulët në ditët e sotme, mund të jetë zgjidhja më e mirë) kushtuar krejtësisht sistemit të ri GNU/Linux.
  2. ... dhe e përdorur zakonisht është zvogëlimi/ngushtimi i hapsirës ekzistuese në hard disk, zënë nga Windows dhe krijimi i një hapsire të re bosh në dispozicion të GNU/Linux.

Nëse keni zgjedhur rrugën e parë, mund të kapërceni sa vazhdon.

Rruga e dytë.
Ekzistojnë disa programe nën Windows që ju ndihmojnë/udhëzojnë në ndryshimin e tabelës së particioneve të diskut tuaj fiks: më i njohuri është PartitionMagic.
Kush ka këtë program nuk ka nevojë për shpjegimet e mija për ta përdorur :-)

Por ne duam të përdorim vetëm programe Open Source, të lirë si ajri që thithim!
Prandaj thërrasim në ndihmë ...GNU/Linux.
Ja si duhet të veprojmë:

  1. Shkarkojmë imazhin .ISO të KNOPPIX Live-CD.
  2. Krijojmë/masterizojmë një CD nga imazhi i shkarkuar.
  3. Backup i dokumenteve nga particioni Fat/NTFS.
  4. Defragmentojmë particionin(et) FAT/NTFS duke përdorur instrumentet e defragmentimit Windows të përfshirë në Windows XP.
  5. Nisim kompjuterin nga CD e KNOPPIX
  6. Nisim qtparted.
    • Zgjedhim Menu qendrore [Main menu]: Knoppix: Root shell.
    • Tek dritarja që do të hapet shruajmë
      qtparted &

      .

    • Zgjedhim diskun fiks (/dev/hda), e pastaj zgjedhim particionin ku ndodhet Windows XP (që ka shumë mundësi të ketë zënë gati të gjithë particionin).
    • Nga menu e kontekstit (klik i pulsantit të djathtë të mouse), zgjedhim "Resize...".
      Zvogëlojmë/ngushtojmë particionin sipas dëshirës, e pastaj klikojmë Ok.
    • Ruajmë ndryshimet duke klikuar tek ikona e diskut tek shtylla e instrumentëve.
  7. Qtparted fillon të kryejë automatikisht gjith'çfarë nevoitet për të ripërmasuar particionin (ekzekuton ntfsresize nëse lloji i filesystem është NTFS dhe programin aktual të particionimit).
    Mbas operacionit, në disk do të keni gjithmonë particionin me Windows XP + një particion të ri, të lirë, gati për të pritur GNU/Linux.
  8. Apliko dhe ruaj ndryshimet, (duke klikuar tek ikona e diskut tek shtylla e instrumentëve dhe duke ju përgjigjur "Yes" për aplikimin e ndryshimeve: disa minuta dhe gjithçka do të përfundojë.
  9. Mbas përfundimit mbyll qtparted.
  10. Përfundo KNOPPIX, hiq CD nga lexuesi dhe rinis kompjuterin.
  11. Kontrollo që Windows të funksionojë pa probleme.

Tani jemi gati për të instaluar shpërndarjen tonë GNU/Linux.