You are here

Instalimi - faqja 1

AlbLinux's picture

Çfarë na duhet:

  1. Sistemi Bazë
  • Futim CD me Sarge Netinstall në lexuesin CD-ROM dhe nisim kompjuterin nga CD. (Shkruajmë linux26 në boot promt për të instaluar kernel 2.6).

    boot promt
    Shkruaj linux26 në boot promt...

    • Fillon instalimi.
      • Zgjidh shqipen si gjuhë për kryerjen e instalimit...

        zgjedhja e gjuhës
        Zgjedhja e gjuhës

      • Zgjidh hartën e tastierës...

        zgjedhja e tastierës
        Zgjedhja e tastierës

      • Fillon zbulimi i hardware...
      • Shkruaj emrin e host: sistemin tonë do ta quajmë desktop.shtepi.loc, prandaj shkruajmë desktop:

        shkrimi i emrit të host
        Shkrimi i emrit të host

      • Shkruajmë emrin e domain.
        Në shembullin tonë emri është shtepia.loc:

        shkrimi i emrit të host
        Shkrimi i emrit të domain

      • Tani do të na duhet të particionojmë (ndajmë në pjesë) diskun fiks.
        Kush ka Windows në kompjuter, në këtë fazë duhet të ketë kujdes të zgjedhë particionin bosh, të krijuar paraprakisht, e jo particionin FAT/NTFS të Windows.
        Për shembullin tonë do të krijojmë një particion të vogël swap (sa dyfishi i RAM në PC), dhe një particion të madh (me pikë montimi /) për të gjithë sistemin:

        Ndarje e diskut fiks
        Menyrat e ndarjes

      • Ne do të zgjedhim menyrën e ndarjes manuale të diskut dhe do të punojmë tek particioni i lirë i paformatuar (që kemi krijuar paraprakisht):

        Ndarje e diskut fiks
        Ju do të zgjidhni particionin tuaj të lirë...

      • Krijojmë particionin swap (në shembullin tonë 500 MB):

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri
        Mbaruam me krijimin e particionit swap...

      • Zgjedhim pjesën bosh të mbetur dhe krijojmë një particion të ri të madh:

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

      • Përfundojmë ndarjen dhe shkruajmë ndryshimet në disk:

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

        Krijimi i particionit të ri

    • Fillon instalimi i sistemit bazë:

      Sistemi bazë
      Instalimi i sistemit bazë...

    • Instalojmë GRUBmaster boot record (nëse ekzistojnë sisteme të tjerë operative, do të zbulohen dhe do të shtohen automatikisht tek lista e nisjes e GRUB boot loader):

      GRUB

    • Përfundojmë instalimin bazë, heqim CD nga lexuesi dhe rinisim kompjuterin:

      Fund i bazës