Uniform CD/ROM driver Revision: 3.20
Ky problem më paraqitet në Laptop pas "boot" imit. Kur arrin ketu ndalet dhe nuk vazhdon me tutje. Me duhet me disa metoda tjera ta vazhdoj.
/etc/fstab
në pjesën e CD ROM është kështu:
/dev/hdc /media/cdrom0 udf,iso9660 user,noauto 0 0
Më parë kur kisha versionin Etch (testing) me kernel 2.6.17.2 nuk e kisha këtë problem. Tek pas instalimit të ri si Debian (stable) me kernel 2.6.18.4 më paraqitet ky problem.
...Problemin nuk po mund ta zgjedhi edhe pse kam kerkuar edhe ne google...!
P.S Vlen të theksohet se edhe në testing kisha të njëjtin problem me kernelin 2.6.18.4! (ne PC me te njejtin kernel nuk kam kurrfare problemi!)
Përshëndetje altiX, 1-
Përshëndetje altiX,
1- Është instalim i ri apo ke kryer "upgrade" nga një version i vjetër i sistemit?
2- Ke mundësi të dërgosh përmbajtjen e /var/log/syslog apo dhe raportin e dmesg?
Përshëndetje Laurent,
1- Së pari pata kryer "upgrade" nga një version më i vjetër, pastaj instalova versionin e ri stabël (etch). Më paraqitet i njëjti problem.
Pikërisht këtu ngel:
hdc: ATAPI 24X DVD-ROM CD-R/RW drive, 2048kB Cache, UDMA(33)
Uniform CD-ROM driver Revision: 3.20
Me një ndërprerës elektronik e vazhdoj "boot" e sistemit, si më poshtë:
ohci_hcd 0000:00:03.0: wakeup
ohci_hcd 0000:00:03.1: wakeup
Pas kësaj çdo gjë funksionon normalisht (së paku unë nuk kam vërejtur ndonjë gabim!)
2- Këtu janë /var/log/syslog dhe raporti i dmesg
Provo të nisësh
aptitude install reportbug
(ose aptitude install reportbug-ng).
Kerneli 2.6.18.4
Siq tregova edhe më herët ky problem nuk më paraqitet me 2.6.17.2. Sipas të gjitha gjasave do ta instaloj prapë nga etch RC1 (më duket). Se në stable nuk është më ky kernel.
Problemi aty ishte se nuk ishte linux-source-2.6.17.tar.bz2 për ta bërë kompilimin pra te /usr/src/linux dhe pastaj make menuconfig.
Mu desh ta instaloja edhe "treiber" in për USB WLAN zd1211. Me kernelin 2.6.17.2 nuk më lejonte ta instaloja (më duket shkaku i linux-source-2.6.17 ; nuk më kujtohet tash! ), ndërsa me kernelin 2.16.8.4 e kam instaluar.
Pra diçka më mungon te njëri kernel e diçka tjetër te tjetri! (Laptop)
... Në PC i njëjti kernel punon pa probleme!
A ka gjasa qe ne Stable ne nje te ardhme te aferme te futet ndonje kernel i ri?
P.S Cila është fjala adekuate në shqip për "treiber apo driver" --> drejtues apo...? (pyetje jashte teme!)
Nuk besoj që të intereson
Nuk besoj që të intereson të kthehesh mbrapsht tek një version i vjetër. Mund të përdorësh një "truk" për të instaluar linux-2.6.20:
aptitude update
aptitude dist-upgrade
Zëvendëso etch me sid
Ruaj dhe dil
aptitude update
aptitude install linux-headers-2.6.20-1-686 linux-image-2.6.20-1-686 linux-manual-2.6.20 linux-source-2.6.20 linux-patch-debian-2.6.20 linux-tree-2.6.20
Vura më tepër pako për shkarkim nëse të nevoitet të rikompilosh/personalizosh kernel e linux.
Do e provoj menjëher! Para
Do e provoj menjëher! Para disa ditësh e pata provuar në Laptop me Sid nuk pat funksionuar (kerneli 2.6.18.4).
Nuk e kam ditur se në Sid është futur kerneli 2.6.20! Ka disa ditë që nuk e kam aktualizuar në PC, pasi që në PC kryesisht e përdori Etch.
Kjo është menu.lst në PC.
Edit: Kjo ishte zgjidhja: # uname -a
Linux altiX 2.6.20-1-686 #1 SMP Tue Apr 10 01:01:27 UTC 2007 i686 GNU/Linux
Faleminderit Laurent!
altiX