You are here

kio

Administratori's picture

Pershendetje Kio,

nuk me rezulton asnje RedHat 7.5 (nga 7.3 kalon ne versionin 8.0), por sidoqofte:

Ka disa menyra per te rekuperuar password e root, duke supozuar gjithmone qe keni hyrje fizike ne kompjuter. Keni nevoje per nje diskete rekuperimi (qe mendoj qe nuk e ke kryer gjate instalimit :-( ) ose CD e instalimit.
- Nisni PC nga CD e instalimit dhe gjate fazes se boot zgjidhni opcionin e rekuperimit
- Do t´ju hapet nje shell nga i cili mund te punoni
Ka disa komanda qe mund te na hyjne ne pune (adduser, passwd, chfn, chsh), por do te shohim direkt file /etc/passwd : formati i file eshte i thjeshte, per çdo perdorues duhet te ekzistoje nje rresht me shtate fusha te kufizuara nga ´:´ , nuk lejohen as komente dhe as hapsira bosh. Nje shembull mund te jete:

root:x:0:0:root:/root:/bin/bash
daemon:x:1:1:daemon:/usr/sbin:/bin/sh
bin:x:2:2:bin:/bin:/bin/sh
sys:x:3:3:sys:/dev:/bin/sh
sync:x:4:100:sync:/bin:/bin/sync
games:x:5:100:games:/usr/games:/bin/sh
man:x:6:100:man:/var/cache/man:/bin/sh
...
lor:x:1000:1000:Laurenti,,,:/home/lor:/bin/bash
gdm:x:100:101:Gnome Display Manager:/var/lib/gdm:/bin/false
backup:x:34:34:backup:/var/backups:/bin/sh
...

Kuptimi i 7 fushave eshte:

# Emri i login (user name)
# Password e kriptuar (opcionale)
# Identifikuesi numerik i perdoruesit
# Identifikuesi numerik i grupit
# Emri Mbiemri i perdoruesit (me fusha te tjera shtese te kufizuara me presje, p.sh. tel e adresa)
# Home directory e perdoruesit
# Shell e default

N.q.s. konstatojme pranine e ´x´ do te thote qe jane aktivuar shadow password.

Ne rastin tend, mjafton te ndryshosh kete file (vi /etc/passwd) dhe te heqesh x dh te lesh fushen bosh. Ruaj file e ndryshuar dhe rinis kompjuterin normalisht.
Kur te hapet login nuk do te te kerkohet me password e root dhe mund te hysh e te rikrijosh nje password te re.

Pjesen e dyte te pyetjes suaj ( [quote] edhe e bera installimin per se dyti por nuk me funksionon [/quote] ) nuk e kuptova. N.q.s. e kryer instalimin nga fillimi duhet te riformatosh te gjithe particionet e perdorur (per linux) dhe nga instalimi i pare nuk duhet te mbeten shenja.

N.q.s. ke akoma probleme, rishkruaj.

Forume: