Jam nje i ri ne boten e Unix. Do desha te instaloja Linux RedHat po nuk di ke version te instaloj ? I fundit fare eshte RedHat 9 (shrike) , redHat 8 (psyche), RedHat 7.3 (Valhalla). Ke nga keto versione do me sugjeronit. Dua te jam update me teknolligjine.
Ju faleminderit.
Tungjatjeta
Përshëndetje patrioti1,
nuk mund te keshillohet nje shperndarje linux apo nje tjeter: varet nga JU, per çfare e perdorni pc, programet me te cilet jeni mesuar te punoni, fuqia e pc, etj...
Nese thjesht deshironi te njihni Linux, i shtyre nga kurioziteti, ju keshilloj me force perdorimin e Knoppix (www.knopper.net/knoppix/index-en.html) : pa patur nevoje te instaloni asgje ne pc tuaj, direkt nga CD mund te filloni te perdorni nje debian te gatshem me te gjithe programet qe deshironi. Pasi t´a keni provuar mund te kryeni instalimin ne HD.
Persa i takon RedHat, versioni 9, per kë vjen nga Windows, eshte ne rregull. Megjithate, ju keshilloj versionin e fundit te Mandrake Linux, pasi njeh me mire hardware dhe ka sistemin e upgrade me te fuqishem dhe qe arrin te zgjidhe ne menyre te kenaqshme varesite e ndryshme.
N.q.s. ke deshire te ngulesh ne Linux (dhe te flakesh Windows) keshilla e vetme eshte: Debian ose Slackware!
Tungjatjeta
Faleminderit per pergjigjen. Jeni gjithmone i perpikte ne kthimin e pergjigjeve. Une jam i interesuar ti hyj me "themeli" unix. Prandaj vendosa te mesoj Linux. Ku eshte ndryshimi midis Mandrake dhe RedHat.
Ju faleminderit shume.
Tungjatjeta
Ndryshimi midis shpërndarjeve të ndryshme Linux qëndron kryesisht në programet që afrojnë: Disa nga shpërndarjet Linux i drejtohen tregut server dhe si rrjedhim mundohen të shmangin të gjithë programet e panevojshme në mirëmbajtjen e një serveri, duke lënë vetëm tools e administrimit dhe sidomos duke synuar në sigurinë dhe stabilitetin; disa shpërndarje të tjera mund të përdoren edhe si desktop në punën e përditshme. Në grupin e dytë mund të fusim Mandrake, SuSE, RedHat, etj...pra shpërndarje Linux që përpiqen të krijojnë alternativën e plotë të windows në punën e përditshme. Grupi i parë përdor kernel dhe programe stabël të stërprovuar dhe të testuar gjatë (prandaj Debian është akoma në versionin 3.0, kurse Mandrake në versionin 9.1), të sigurt gati në 99%. Përkundrazi, në grupin e dytë do të gjejmë gati gjithmonë versionet e fundit të kernel dhe programe të pafund, jo gjithmonë të testuar si duhet dhe që mund të përmbajnë probleme sigurie, si dhe instaler grafikë që të thjeshtësojnë në maksimum fazën e instalimit.
Por, nëse me të vërtetë dëshiron të mësosh dhe të njohësh Linux duhet të fillosh nga Debian, që së bashku me Slack eshtë shpërndarja Linux më e mirë për të studiuar dhe mësuar.