You are here

Firefox në shqip

helios's picture

Firefox në shqipNjë shijim i shpejtë i versionit të ardhshëm të Firefox-it.

laurenti's picture

Urime Besnikut, për punën e kryer.

Batabaza jonë e përkthimeve në shqip tashmë ka arritur me të vërtetë një madhësi serioze.
Së shpejti duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur për të kryer "unifikimin" e termeve të përdorur në të gjithë programet e përshtatur në shqip.

Përfitoj nga rasti për të rifreskuar thirrjen për përkthyes dhe testues: jemi akoma shumë mbrapa në përkthimin e dokumentëve dhe manualeve.

helios's picture

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/firefox/nightly/latest-0.11-l10n/

Më sipër mund të shkarkohet versioni i fundit në shqip i Firefox-it (Windows,Linux,Mac).

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: helios më 26-10-2004 14:44 ]

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: helios më 28-10-2004 00:45 ]

enderson's picture

Meqe po flitet per gjuhen shqipe neper computer,a i ka shkuar nder mend ndonjerit si te bejme per te shkruar "ë" dhe "ç" te madhe dhe te vogel ne tastjerat e computerave pa patur nevoje per te bere kushedi sa veprime te çuditeshme?

laurenti's picture

Nuk e kuptoj se për çfarë veprimesh të çuditshme e ke fjalën.

Ndoshta për Windows po, jo në Linux!
Mjafton të zgjedhësh shqipen si "Planimetri" të tastierës dhe mund të përdorësh të gjitha gërmat që dëshiron!

Në GNOME, shko tek "Programe->Preferime->Tastiera".
Gjithashtu, mund të kalosh nga një gjuhë tek tjetra duke përdorur "Treguesin e Tastierës".


[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: laurenti më 29-10-2004 09:43 ]

enderson's picture

Me fal,une perdor KDE.
A eshte e mundur nje gje e ngjashme me te?
Nese po,cilat do te ishin germat qe zevendesohen ne tastjere?
Flm.
Enderson

laurenti's picture

Kjo është një temë e dikutuar një herë, sidoqoftë: file që duhet të ndryshosh është (në varësi të shpërndarjes që je duke përdorur): XF86Config-4 ose XF86Config (File i konfigurimit të server-it X).

Pjesa që të intereson është si në vazhdim:

Quote:

Section "InputDevice"
Identifier "Generic Keyboard"
Driver "keyboard"
Option "CoreKeyboard"
Option "XkbRules" "xfree86"
Option "XkbModel" "pc105"
Option "XkbLayout" "

al

"
EndSection


Pra duhet të zgjedhësh "al" si opcion për XkbLayout

Gërmat që ndryshohen...tek tastiera që përdor unë (tastierë italiane) Pulsanti me gërmën "ç" kthehet në "ë", dhe pulsanti me gërmën "Ú" kthehet në "ç".
Ndryshimi tjetër është që shkëmbejnë pozicionin gërmat "z" dhe "y" (me njëra-tjetrën).

Nuk e di kur do të krijohet tastiera e parë për shqipen por, mjafton të zëvendësohen vetëm "

2

pulsantë për të patur një tastierë shqipe!

Anonim's picture

Problemi qëndron në definimin e varianteve të reja të tastirës shqipe. Deri më tani ka egzistuar vetëm varianta qwertz e cila kur përdoret me tastierë qwerty shkakton ndrimin e vendeve të shkronjave y dhe z. Në faqen http;//afd.homelinux.com/blog mundë të gjeni punimin timë të kushtuarë këtijë problemi. Tani, në vend të një variante, mund të zgjedhni njerën nga katër variantat.
1. Tastiera us-qwerty Tani mund të shtypin shkronjën ë (shtypet tasti ;) mirëpo për të shtypë simbolin ; shtypet Alt+; Kjo, besoi është ndihmë e madhe pasi për të shtypë simbolet alternative të cilat i mbulojnë shkronjat shqipe, mjafton të shtypet simboli Alt dhe simboli i dëshiruar. Kuptohet shkronjat y dhe z janë në vendin e duhur e jo të ndruara sikur deri më tani.
2. Tastiera us-qwerty international (tastiera britaneze dhe e shumicës së vendeve perendimore)
3. Tastiera IBM KBD 452 e dedikueme për gjuhën shqipe (ajo i ka të gravuara shkronjat ë dhe ç)
Shpresoi se ky punim i imë do ti hyjë në përdorim të gjithë atyre që kanë tastierë të ndryshme nga ajo qwertz.

dasho's picture

Quote:

Batabaza jonë e përkthimeve në shqip tashmë ka arritur me të vërtetë një madhësi serioze.
Së shpejti duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur për të kryer "unifikimin" e termeve të përdorur në të gjithë programet e përshtatur në shqip.

Nuk jam marre ndonjere me perkthime programesh dhe nuk e kam shume te qarte se si funksionon tamam. Di qe ka disa vegla (toolse/programe) qe e lehtesojne perkthimin e aplikacioneve. A thua mund te kete ndonje vegel edhe per kete pune (per unifikimin e termave)? Si i kane dhene zgjidhje ata te gjuheve te tjera?

Me duket se ne cdo rast, sido qe te jete puna, ne fund te fundit duhet te kemi nje fjalor me termat e kompjuterit te perkthyera na shqip. Po te kete nje fjalor te tille, me duket se edhe perkthimi i aplikacioneve te reja mund te automatizohet deri ne nje fare mase (50-60 %) me ane te ndonje programi.

Perpjekje per ndertimin e nje fjalori te tille ka patur edhe me pare dhe nuk e di deri ku eshte arritur. Keshtu qe gjeja e pare eshte qe te kontrollojme se cfare mund te gjejme ndonje gje te gatshme.

Pervec kesaj, ky fjalor duhet te jete ne nje format te tille, ose te prezantohet nga nje program i tille qe te jete sa me dinamik. Ndoshta ka programe qe jane kastile per fjalore. Per mendimin tim, nje program i mire fjalori duhet te kete keto cilesi:

1 - Duhet te jete i kapshem qe nga web-i ose qe nga interneti, ne menyre qe kushdo te kete mundesi ta shikoje.

2 - Duhet te ofroje mundesi per te bere kerkim (search).

3 - Duhet te jete lehtesisht i modifikueshem, per te bere ndryshime/korrigjime, dhe mundesisht qe nga nje nderfaqe web-i.

4 - Kushdo duhet te kete mundesine per te sugjeruar fjale te reja ose per te sugjeruar perkthime alternative.

5 - Duhet te kete lidhje me nje forum ku mund te diskutohen variantet e ndryshme te perkthimit.

6 - Vetem moderatoret te kene te drejte te bejne ndryshime ne fjalor, pra sugjerimet edhe pse jane te dukshme nga kushdo, nuk jane pjese e fjalorit, derisa te jene aprovuar nga nje moderator.

7 - Mundesisht te dhenat e fjalorit te ruhen ne format XML, ose te pakten te jete mundesia per ti kthyer ne format XML.

Nqs do te ishte nevoja per te ndertuar nje program te tille, mund te isha i interesuar per te ndihmuar.

laurenti's picture

Sigurisht, janë bërë dhe bëhen përpjekje për të krijuar tools për kryerjen e "unifikimit" të përkthimeve.
Në mesazhin e mësipërm e kisha fjalën për krijuar unifikimin midis grupeve të ndryshëm të përkthimeve.
Përkthimet në Desktop GNOME janë të gjitha të unifikuara, problemi qëndron në unifikimin e përkthimeve të GNOME me KDE, TP, Firefox, Abiword, e çfarë tjetër është përkthyer apo është duke u përkthyer në shqip (të paktën për Linux).

Në GNOME proçedura tashmë është e konsoliduar: kryen përkthimet e reja nga përkthyesit e ndryshëm, pastaj kalohen në databazë dhe unifikohen me përkthimet dhe termet e përdorur në përkthimet ekzistuese e, vetëm pas kësaj faze, kalojnë në CVS e GNOME.
Gjithashtu jepet mundësia e përkthimeve automatike, që përdorim zakonisht, por duke i cilsuar si "fuzzy", pra për t´u korrigjuar e për t´i kaluar gjithmonë një kontroll para pranimit.
Përsa i takon databazës së përkthimeve, aktualisht përdoret MySQL, me një tabelë të thjeshtë, që ka pak a shumë pamjen si tek figura në vazhdim:

Mund të konsultohet via web? E pse jo, mjafton të krijohen disa query dhe një faqe e thjeshtë.
Problemi është që nuk kemi të bëjmë me një fjalor të vërtetë, por me databazën e "frazave" të përdorura nga programet, pra mund të jetë një fjalë e vetme apo disa fjali bashkë të përkthyera.

Mund të përdorim XML? Sigurisht, është rruga më e mirë, e forma do të mund të ishte thjesht si në vazhdim:

Quote:

<?xml version=´1.0´ encoding=´UTF-8´?>
<lo>
<message>
<msgid>File </msgid>
<msgstr>_File </msgstr>
</message>
<message>
<msgid>View </msgid>
<msgstr>Shf_aq </msgstr>
</message>
<message>
<msgid>Edit </msgid>
<msgstr>N_drysho </msgstr>
</message>
.............
</lo>

(Forma e mësipërme është duke u përdorur realisht në përkthimet automatike)

Gjithashtu, aktualisht ekzistojnë dhe interfaqe web nga ku mund të:
- Propozohet një përkthim
- Përkthehet online
- Krijohet një fjalor me termet e përkthyer (në të vertetë frazat e përkthyera)

Për mungesë kohe nuk kam arritur të vë online njërin nga këto sisteme, por së shpejti besoj që do t´ia arrij (edhe sa për të kryer të paktën disa teste).
Dasho, nëse ke mundësi të krijosh një fjalor në XML, duke u nisur nga databaza e shprehjeve të përkthyera (pra duke kryer pastrimin), mund të ve në dispozicion databazën MySQL me përkthimet aktuale (të Desktop GNOME, më shumë se 30.000 fraza të përkthyera).

dasho's picture

E shoh qe gjendja eshte me e avancuar nga c´e mendoja. Ideja ime ishte qe per perkthimin e termave duhet marre ndihma (sugjerimet) e sa me shume njerezve, dhe qe kjo te realizohet sa me mire duhet qe te jete pak a shume e automatizuar (me ane te ndonje programi). P.sh. fjala ´next´ mund te perkthehet si ´pasues´, por mund te perkthehet edhe si ´tjetra´, ´vazhdo´, etj.

Quote:

Dasho, nëse ke mundësi të krijosh një fjalor në XML, duke u nisur nga databaza e shprehjeve të përkthyera (pra duke kryer pastrimin), mund të ve në dispozicion databazën MySQL me përkthimet aktuale (të Desktop GNOME, më shumë se 30.000 fraza të përkthyera). <br>

Pse e ben kerkesen personale bre Laurent? Mund te kete persona te tjere (pervec dashos) qe mund te jene me te specializuar ne kete drejtim. P.sh. une kam pasur nje shok qe ka bere nje program per perpunimin e formulareve te mbledhur per te nxjerre statistika (me duket se nje projekt i BE-se per te bere statistika ne Shqiperi). Kur ke te besh me te dhena formularesh, inputi nuk eshte gjithmone i sakte dhe i rregullt sic do ta deshironte nje programist, mund te kete gabime shkrimi, mund te kete dialektizma ose mund te kete sinonime te ndryshme per te njejten fjale. Keshtu qe me duket se ai ka bere nje program per ti standartizuar te dhenat e formulareve, me qellim qe te dhenat e statistikave te dalin sa me te sakta. Me duket se ka bere edhe studime/kerkime ne kete drejtim.

POR, mesa di une, te pakten deri para nja dy vjetesh ka qene perkrahes dhe kontigjent i windows-it. Keta programistet e windows-it, sado te zote te jene, nuk te hyjne ne pune per asgje, sepse nuk ta zene nje pune me dore, po nuk u financuan ose po nuk u paguan per te (te pakten ky eshte opinioni im). Ecin nen shembullin e Bill Gates-it dhe duan te behen si Bill Gates-i, por nuk e dine se per sa kohe qe te jene te varur nga platforma windows, nuk kane per tia arritur qellimit, sepse Bill Gates-i nuk le qe ti dalin rivale. Megjithate une do mundohem njehere ta ve ne dijeni te ketij problemi.

Po te jete per mua, e para une nuk kam eksperience ne kete drejtim, dhe e dyta, tani per tani e kam skedulen plot (dmth kam shume gjera qe i kam planifikuar dhe qe nuk po arrij ti bej dot). Nese per njefare kohe nuk e merr kush persiper per ta bere, ndoshta mund te gjej kohe te merrem edhe me te.

Parimisht, nje fjalor i thjeshte s´duhet te jete dhe aq i veshtire per tu gjeneruar. P.sh. po te kesh parasysh qe disa fraza kane vetem nje fjale, del qe ato e kane perkthimin direkt. Pastaj, po te heqesh nga frazat me 2-3 fjale fjalet e njohura dhe fjalet shume te zakonshme (si ´of´, ´and´ etj.) ka shume mundesi qe te ngelen me nje fjale, dhe ne kete menyre perftohet edhe perkethimi i kesaj fjale.

Vetem se duhet patur parasysh qe ky ka per te qene nje fjalor ´draft´ dhe jo nje fjalor i mirefillte, dmth qe ka nevoje per perpunim manual. E para, sepse per nje fjale anglisht mund te jene gjetur disa variante shqip, fjale te ndryshme ose variacione te se njejtes fjale (aq me teper kur dihet qe gjuha shqipe ka me shume variacione se anglishtja -- lakime, zgjedhime, etj.). E dyta, sepse nje fjalor i mirefillte nuk jep vetem fjalen ose fjalet korresponduese, por jep edhe nje fare sqarimi te fjales, shembuj etj. Megjithate, kete te dyten mund ta harrojme. Per anglishten mund te kete programe per te gjetur rrenjen e nje fjale, kurse per shqipen nuk besoj te kete ndonje te tille.

Perfundimisht, tani per tani nuk mund ta marr persiper nje detyre te tille, keshtu qe si problem eshte i hapur per kedo. Ne vecanti, nqs ka ndonje student infomatike qe ben projektin e dipllomes ose qe ben master, mendoj se kjo do ishte nje teme shume e mire.

Faqet