You are here

Firefox në shqip

helios's picture

Firefox në shqipNjë shijim i shpejtë i versionit të ardhshëm të Firefox-it.

laurenti's picture

Ok...te presim sa studente informatike do t´i pergjigjen thirrjes:-)

laurenti's picture

Për të gjithë përdoruesit e GNU/Debian: Firefox-1.0 tashmë bën pjesë në SID.
Mund të kryhet thjesht upgrade në versionin 1.0 ose, kush dëshiron diçka më shumë,
mund të shkarkojë paketat .deb nga

këtu

.

Nëse instalohen

të gjitha

(4) pakot që janë vënë në dispozicion, kur të nisni Firefox do t´u hapet
në gjuhën shqipe, kujt përdor shqipen si gjuhë të prezgjedhur ose, të tjerët do të gjejnë në menu një
instrument që u jep mundësinë të zgjedhin gjuhën me të cilën dëshirojnë të përdorin Firefox,
apo të kalojnë me lehtësi nga një gjuhë tek tjetra.

helios's picture

Po bashkëngjis këtu proçesin e instalimit të FireFox në Windows, bashkë me disa pamje që shfaqnin tek tuk ndonjë pasaktësi (në disa raste ndoshta falë dhe sistemit operativ dhe kodifikimit të gërmave)

Ndryshuar1: Sapo komunikova me përkthyesin e FF, më duhet të pranoj që instaluesi është pak i hershëm, prandaj dhe shfaqja e pasaktësive të mëposhtme. Kur të instaloj ´build´-in e fundit të instaluesit, do zëvendësoj dhe pamjet në fjalë.
Ndryshuar2: Provova dhe një "build" të fundit(16/11/04) dhe has të njëjtin problem me atë të shfaqur në pamjen e 3-të (Capture_018.jpg). Nëse jam unë i vetmi që has këtë "pasaktësi" në shfaqjen e titullit të dritares (duhet të jetë ("Rregullimi i Firefox-it"), atëhere me siguri duhet të jetë ndonjë gabim i Sistemit tim Winshit!!! Kohët e fundit nuk po më ecën siç duhet. Në pritje të ndonjë pohimi/mohimi.

[ Ky Mesazh është ndryshuar nga: helios më 17-11-2004 21:52 ]

Faqet