You are here

Konfigurimi perfekt - Debian Sarge (3.1)

AlbLinux's picture

Mbështetur tek The Perfect Setup - Debian Sarge (3.1) i Falko Timme.

Në vazhdim do të japim përshkrimin e hollësishëm të të gjithë kalimeve të nevojshme për të konfiguruar një server të bazuar në Debian (Debian Sarge ose Debian 3.1) që do të afrojë të gjitha shërbimet e duhura për ISP-të e kush afron shërbime web (server web me suport për SSL, server mail me SMTP-AUTH dhe TLS, server DNS, server FTP, server MySQL, POP3/POP3s/IMAP/IMAPs, Quota, Firewall, etj.

Ja programet që do të përdorim:

  • Server Web: Apache 2.0.x
  • Server Mail: Postfix (më i thjeshtë se sendmail në konfigurim; më i sigurt se sendmail)
  • Server DNS: BIND9
  • Server FTP: proftpd
  • POP3/POP3s/IMAP/IMAPs: mund të zgjedhim midis formatit tradicional UNIX mailbox (duhet përdorur ipopd/uw-imapd) ose formatit Maildir (duhet përdorur Courier-POP3/Courier-IMAP).
  • Webalizer për statistikat web.

Në përfundim do të kemi një sistem të gatshëm për t'u përdorur siç është për hosting apo për të instaluar një panel kontrolli për webhosting.

Është mirë që të kryeni "kopjo&ngjit" të pjesës më të madhe të komandave/konfigurimeve të shkruara në vazhdim, për të shmangur gabimet në shkrim.

Çfarë na duhet:

Fillojmë instalimin: