You are here

Lëshohet GNOME 41

laurenti's picture

Projekti GNOME sapo ka lëshuar versionin e ri të ambientit të tij desktop open source, GNOME 41.

GNOME 41 është rezultati i gjashtë muajve punime dhe përfshin një sërë përmirësimesh të ndjeshme dhe funksione të reja, si dhe shumë përmirësime të funksioneve ekzistues.

Ndryshimet më të rendësishme të këtij versioni përfshijnë një app software të përmirësuar, rregullime të reja për multitasking dhe funksione të përparuara për kontrollin e energjisë. Me këto ndryshime, desktop GNOME është më shumë inteligjent, më shumë i përshtatshëm dhe ofron një eksperiencë më të pasur dhe tërheqëse.

Versioni i ri përmban edhe përmirësime të ndjeshme për zhvilluesit, midis të tjerave një sit të ri web me dokumente për zhvilluesit, një version të ri të udhëzimeve për Human Interface Guidelines, funksione të reja tek IDE Builder, përmirësime të GTK 4 dhe shumë më tepër.

Informacionet e plota në lidhje me versionin e ri GNOME 41, mund të merren nga shënimet e lëshimit (në anglisht).

Desktop Environment: