You are here

[FOSS-AL] Press Release

laurenti's picture

Source : http://www.flossk.org/sq/konferenca/sfk12

Komunikatë për Shtyp

Më 8 dhe 9 shtator në Prishtinë do të mbahet Liria Softuerike Kosovare, konferencë ndërkombëtare për teknologji.

Këtë vikend në Prishtinë do të mbahet Konferenca ndërkombëtare “Software Freedom Kosova 2012 - SFK12”, e cila ka për qëllim thellimin e njohurive nga fusha e teknologjisë informative. Njohës të kësaj fushe specifike, për herë të katërt do të tubohen në Prishtinë për të dëshmuar aftësitë e tyre dhe thelluar bashkëpunuar në fushën e teknologjisë informative e cila i dha
botës uebin, Androidin, Wikipedian e shumë teknologji të tjera. Liria Softuerike Kosova, e cila organizohet nga FLOSS Kosova, është konferenca më
e madhe e këtij lloji në rajon.
Konferenca do t’i ketë ligjëratat kryesore në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtines më 8 dhe 9
shtator ndërsa më 7 dhe 10 stator punëtori në UNICEF Innovations Lab .
SFK12 do të mbledhë folës nga shumë vende anembanë botës duke përfshirë:

Bruce Perens:
-Një nga themeluesit e lëvizjes për kod burimor të hapur. Perens është pronar i një kompanie softueri si dhe programues kompjuteri. Perens është bashkë-themelues i Open Source Initiative (OSI).
Andrew Betts:
-Zhvillues në PHP dhe JavaScript si dhe themelues i Assanka, tani pjesë e Financial Times. Betts është ligjërues për tema të lidhura me HTML5 dhe PHP.
Prof.Dr.Frederik Questier:
-Këshilltar akademik për projektet arsimore të TIK-ut në disa vende në zhvillim si dhe profesor në disa departamente në Vrije Universiteit, Bruksel. Prof. Questier është autor dhe redaktor i disa librave dhe artikujve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe softuerit të lirë.
Flamur Mavraj:
- Mavraj është zhvillues i aplikacioneve në ueb me PHP. Ai do të ligjëroj për Zend Framework 2.

Si dhe shumë të tjerë.

Konferenca këtë vit bëhet e mundur duke iu falenderuar ndihmës financiare të Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, STIKK, Ipko Foundation dhe Unicef Innovations Lab.

FLOSSK është OJQ e themeluar më 2009 me qëllim të promovimit të softuerit të lirë dhe teknologjive dhe lëvizjeve të ndërlidhura.

Nyja e konferencës:
http://www.flossk.org/sfk12

Programi http://lanyrd.com/2012/sfk12/schedule/

Open Source: 

Shto një koment të ri

Filtered HTML

  • You may insert videos with [video:URL]
  • Për të dërguar pjesë kodi, përmblidhi me etiketat <code>...</code>. Për kode PHP, mund të përdorni <?php ... ?>, që gjithashtu do ta ngjyrosë kodin në bazë të sintaksës.
  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> [quote] <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
7 + 6 =
Solve this simple math problem and enter the result. E.g. for 1+3, enter 4.