You are here

RedHat 8.0 dhe RPM që bllokohet

AlbLinux's picture

Gjatë përdorimit të Red Hat 8.0, nganjëherë ndodh që gjatë operacionit të rifreskimit apo të instalimit të pakove .rpm komanda rpm bllokohet duke bërë kështu të pamundur plotësimin e operacionit. Ky problem shkaktohet nga një bug në libraritë rpm që akoma nuk është zgjidhur. Sidoqoftë, ekziston një menyrë për ta kapërcyer këtë problem (kur verifikohet) derisa të zgjidhet përfundimisht nga mirëmbajtësit e rpm. Duhet të veprojmë si në vazhdim:

Kur ndodh që rpm të bllokohet, hapim një shell dhe japim komandën top dhe duhet të sigurohemi që rpm nuk ndodhet në krye të proceseve duke përdorur një përqindje të lartë të CPU. Nëqoftëse kjo është e vërtetë do të thotë që rpm nuk është bllokuar përkundrazi, është duke plotësuar operacionet e duhura në database RPM. Nëqoftëse kjo nuk nuk është e vërtetë do të thotë që ka shumë mundësi që rpm të jetë bllokuar. Atëhere, hapim një shell me të drejtat e root dhe shkruajmë:

killall -9 rpm ; killall -9 rpmq ; killall rpmd

Komandat e mësipërme eleminojnë proceset e mundshëm që i takojnë komandave rpm akoma në ekzekutim.
Vazhdojmë duke dhënë komandat:

rm -f /var/lib/rpm/__db* ; rpm --rebuilddb

Në këtë menyrë database RPM rigjenerohet dhe normalisht gjithçka duhet të kthehet në rregull. Operacioni i rigjenerimit mund të kërkojë disa minuta.

Sigurisht, procedura e mësipërme është jo elegante dhe e përkohshme, por është rruga e vetme për të rregulluar databazën RPM derisa Red Hat të korrigjojë difektin në manazhimin e rpm.

Nëqoftëse jeni me të vërtetë të pafat :-) dhe ju takon shpesh herë të ndiqni procedurën e mësipërme, mund të krijoni një script me komandat e mësipërme dhe t'a zbatoni kur të keni nevojë.

Burimi origjinal