You are here

perkthimi i KDE-se ne Shqip

AlbLinux's picture

nje grup shqiptaresh ka filluar perkthimin e KDE-se ne gjuhen shqipe

edhe pse nuk e di pse nuk ka ndodhur deri me tani, mendoj se http://www.alblinux.net dhe http://www.albalinux.org duhet t'ia nisin bashkepunimit me te ngushte ndermjet veti. Une jam vizitor i te dyja faqeve dhe mendoj se te dy grupet jane duke e bere nje pune te madhe per perhapjen e Linux-it ne trojet shqiptare dhe cuditem si nuk ka ardhur deri te bashkepunimi deri me tani. sidoqofte ketu e keni tekstin e publikuar ne albalinux:

"Grupi përkthyes i quajtur "KDE-Shqip" fillon ta përkthej KDE-në në gjuhën shqipe.

Edhe pse ekipi është shumë i vogël, vetëm 2 anëtarë, filloi punën e pëkthimit të verzionit të tretë të KDE-së. Si vend të përbashkët të punës e kanë formuar një grup në yahoo http://groups.yahoo.com/group/KDE-Shqip.

Problemi i parë që paraqitet është mungesa e termineve shqipe në këtë lëmi.

Ky grup gjthashtu formoi një bazë të shënimeve (DATABASE) ku do të vendosen fjalët caktuara anglishte që në shqip mund ti kenë disa kuptime. Kjo i mundëson gjithë grupit të përdorin fjalë të njejta. P.sh. njëri antar mund ta perkthej fjalen FILE - DOSJE, tjetri SKEDË, e nje tjeter FAJËLL.

Kjo bazë e shënimeve me kohë do të pasurohet dhe do ti shërbejë edhe përkthyesve të tjerë për të shikuar.

Grupi ka nevojë për një numër më të madh të antarëve, prandaj të interesuarit klikoni këtu: http://groups.yahoo.com/group/KDE-Shqip/join
"