You are here

Njoftohet realizimi i ''transistor single-atom'', një tjetër hap drejt miniatu

AlbLinux's picture

Njoftohet realizimi i "transistor single-atom", një tjetër hap drejt miniaturizimit

Një grup kërkuesish të universitetit të Cornell ka bërë të ditur që kanë realizuar tranzistorin e parë "single-atom", d.m.th. të realizuar me anë të një atomi të vetëm. Për të kuptuar rëndësinë e zbulimit duhet të specifikojmë që aktualisht komponuesit elektronikë realizohen me anë të tranzistorëve të gjatë rreth 100 nanometër; me teknollogjinë e re "atomike", përkundrazi, bëhet i mundur realizimi i micro-interrutorëve të gjatë vetëm 1,3 nanometër, d.m.th. rreth 100 herë më të vegjël.

Njoftohet realizimi i "transistor single-atom", një tjetër hap drejt miniaturizimitTranzistorët e rinj janë realizuar me anë të një atomi të vetëm kobalti të veshur me një strukturë organike (një zinxhir alkilike në karbon-hidrogjen), në të cilin lidhen dy zinxhirë (në dy skajet) prej piridine që përfaqësojnë lidhjet I/O (Input/Output). Zinxhirët e piridin-ës lidhen më pas me fije mikroskopike prej ari që përfaqësojnë elektrodat. Zgjedhja ra mbi atomet e kobaltit pasi ekzistojnë në dy gjendje "elektrike" lehtësisht të dallueshme (0 llogjik, 1 llogjik) dhe të manipolueshëm nga jashtë.
Kujt i intereson të mësojë më shumë, mund të klikojë këtu.