You are here

Nje veshtrim mbi DDoS

AlbLinux's picture

Nje sulm i llojit DoS (Denial of Service) perfaqson njeren nga teknikat baze te sulmeve informatike. Eshte nje nga metodat me te zakonshme dhe eshte perdorur edhe para pak kohesh ne sulmin me sukses kunder server-ve DNS.

Por çfare eshte ne te vertete nje sulm DoS ?...

Termi shpjegon perpjekjen nga ana e nje perdoruesi keqdashes per te bllokuar perdorimin e te dhenave nga nje perdorues/objekt i sulmit. Ky lloj sulmi quhet i shperndare kur koordinohet nga nje mori burimesh te ndryshme njekohesisht. Teknika parashikon ne fakt marrjen e kontrollit, pa dijenine e pronareve, te nje numri te papercaktuar kompjuteresh te lidhur ne rrjet, te mbiquajtur "zombie", banda e lidhjes e te cileve do te shfrytezohet per te konsumuar linjat e te sulmuarit.

Duke mbledhuar (shumuar) bandat percuese te mijra perdoruesve mund te konsumohet dhe bllokohet edhe nje portal teper i madh.

Security Focus ka botuar nje artikull/udhezues me te vertete interesant ne lidhje me sulmet e llojit Distributed Denial of Service (DDoS).Artikulli mundohet te shpjegoje vete konceptin e sulmit te shperndare, funksionimin e tij, dhe mbi te gjitha si te mbrohemi ne rast sulmi. Gjithashtu tregohet menyra me te cilen komuniteti i sigurise informatike duhet te mendoje dhe punoje per ti parandaluar keto sulme.
Mos beni gabim te mos u hidhni edhe nje sy lidhjeve te keshilluara me dokumente dhe udhezues te ndryshem.

Artikullin mund ta konsultoni ketu.