You are here

Microsoft: Linux kërcënon rritjen tonë

AlbLinux's picture

Një nga drejtuesit Microsoft pranon që Linux ka filluar t'u fusë frikën edhe tek tregu desktop, një sektor ku kolosi i Redmond ndihej gjithmonë i pasulmueshëm.Të jetë vallë e vërtetë?

Scottsdale (USA) - Shumë ujë ka kaluar nën ura që nga koha kur Microsoft 'vuloste' Linux si një sistem operativ prej lodre. Që nga ajo kohë big i Redmond i ka dhënë Pinguinit tonë përcaktime nga më të ndryshmet, si ai i kancerit dhe i virus-it, deri sa të përfundojë në konsiderimin e tij si armiku numër një për business-in e tij.

Kur Steve Ballmer, CEO i Microsoft, përdori për herë të parë termin kërcënim në lidhje me Linux, e kishte fjalën për tregun e server-ëve, i vetmi në të cilin Pinguini ka demostruar deri më sot kapacitetin efektiv në mposhtjen e Microsoft. Përsa i takon desktop, sikurse dihet mirë, Windows ruan akoma, një kuotë tregu që shkon në rreth 95%, një monopol gati absolut.

Historia tregon për shumë shoqëri që në të kaluarën humbën bastin duke mbështetur gjithçka në Linux si alternativë ndaj Windows tek kompjuterët desktop. Por sot, për pinguinin mesa duket po afrohen mundësi të reja dhe tepër premtuese: krahas MandrakeSoft, zhvilluesja e njohur e shpërndarjes Linux më të përhapur në tregun consumer, po shohim lindjen dhe rritjen e ndërmarrjeve të reja si Lindows.com dhe Xandros, të dyja kushtuar zhvillimit të sistemeve operativë të mbështetur tek Linux dhe dedikuar krejtësisht PC-ve desktop dhe notebook.

Që Linux në desktop nuk është më një utopi mesa duket po e mendojnë tani edhe shpërndarsit historikë si Red Hat dhe SuSE, nga gjithmonë të fokalizuar në tregun server: vetëm para pak kohësh në fakt, SuSE ka bërë të njohur planet e saj për ta çuar Linux në tavolinat e shtëpive dhe të zyrave, ndërsa Red Hat ka shprehur interesimin e tij të dukshëm drejt botës desktop me lëshimin e versionit 8.0 të shpërndarjes së saj Linux si dhe marrëveshjet e par pak kohëve me Oracle.

Mjaftojnë këto - edhe pse shpesh akoma të druajtuara - përpjekje për fillimin e një rruge të re për t'i futur shqetësimin gjigantit Microsoft? Mesa duket po. John Connors, chief financial officer i Microsoft, papritur ka shprehur preokupimet e tij për një rritje të mundëshme të Linux në tregun desktop, duke pohuar që kjo mund të transformohet në një kërcënim për business-in e Microsoft.

"Në termet e rritjes së shoqërisë... Do të jetë e vështirë nëqoftëse Linux do të arrijë të transformohet në një fenomen në sul desktop", ka pohuar Connors gjatë konferencës së Credit Suisse First Boston.

Është pra hera e parë që Microsoft shfaq frikë ndaj Linux në një terren, ai i computer desktop, ku nga gjithmonë konsiderohej i paprekshëm. Nuk është tepër e qartë nëse kjo çiltërsi 'fëmijore' me të cilën big i Redmond tashmë publikisht pranon frikën e tij ndaj Linux duhet konsideruar si një gjëndje pasigurie apo, vetëdia që sulmi dhe përdorimi i të gjithë termevë ofendues kur flitet për Linux tashmë mund të jetë kundërprodhuese.

Sidoqoftë, çfarëdo që mund të qarkullojë nëpër kokat e njerzve të Redmond, J. Szulik, chairman dhe CEO i Red Hat, nuk vonoi, nga palku i Enterprise Linux Forum të Boston, të ripohojë se si Linux sot përmban të gjithë instrumentet për të figuruar si duhet tek desktop dhe që tashmë është, edhe në këtë sektor, një alternativë konkrete e Windows.

Szulik pastaj ka kundërshtuar studimin e publikuar para pak ditësh nga IDC dhe sponsorizuar nga Microsoft në të cilin rezulton që Windows ka një total cost of ownership përgjithësisht më të mirë se Linux. Boss-i i Red Hat ka bërë të ditur që të dhënat mbi të cilat IDC ka bazuar analizat e tij janë tashmë të vjetra, të marra më shumë se një vit më parë.

"Kanë ndodhur shumë ndryshime që atëhere", ka komentuar Szulik, duke shtuar që "kur valutohen ambiente kaq të ndryshëm midis tyre, është gjithmonë tepër e vështirë kryerja e një krahasimi".