You are here

Debian on the Desktop

AlbLinux's picture

Debian është akoma njëra nga të vetmet shpërndarje linux që vazhdon të mbetet 'e pastër dhe e pavarur". Sikurse dihet mund të shkarkohet falas dhe nuk nevoitet asnjë lloj pagese për çfardolloj përdorimi. Fakti i mosqenjes një shpërndarje komerciale, që ne vetvetesjell konsiderimin e saj si një pikë referimi për të gjithë komunitetin hacker te linux,ka bërë që Team i zhvillimit të Debian t'i kushtojë lehtësisë së përdorimit dhe interfaqes grafike një prioritet tepër të ulët. Por mesa duket gjërat kanë filluar të ndryshojnë...

Në brendësi të Debian në fakt sapo ka lindur një nënprojekt i ri, i quajtur Debian on the Desktop, objektiv i të cilit është kthimi i kësaj shpërndarje mjaftësisht të lehtë dhe miqësore edhe për përdoruesit e desktop, qofshin këta shtëpiakë apo institucione."Qëllimi ynë - mund të lexojmë në home page e projektit - është shpënia e Debian, GNU dhe Linux midis masës".Projekti Debian Desktop, i krijuar dhe udhëhequr nga Colin Walters, ka përcaktuar pikat e ndryshme të ndërhyrjes koha e zbatimit të të cilëve do të varet nga numri i vullnetarëve që do të përkrahin iniciativën. Midis objektivëve të parë është paksimi i termave teknikë të përdorur tek menu e instalimit dhe konfigurimit; zhvillimi i një installer grafik që do të zëvëndësojë instaluesin aktual të bazuar tek teksti i thjeshtë; përmirësimi i integrimit në Debian të GNOME 2 dhe KDE 3; projektimi i tools të rinj konfigurimi dhe administrimi; shtimi, në brendësi të aplikativëve kryesorë preekzistues, i wizard dhe instrumente të tjerë që do t'i bëjnë më shumë user friendly dhe të thjeshtë për tu konfiguruar."Nuk ekziston ndonjë arsye - ka thënë Walters - për të mos t'a bërë Debian të thjeshtë për t'u përdorur nga të gjithë. Personalisht dua të arrij t'a zevëndësoj krejtësisht (me Debian) makinën me Windows XP që përdor mamaja ime".Por Walters, gjithashtu pranon që ky objektiv do të kërkojë shumë punë dhe, mbi tëgjitha, shumë kohë: por pjesëmarrsit e projektit deklarojnë besim mbi rezultatet.Kthimi i Linux në një kundërshtar krenar të Windows edhe në tregun desktop është një qëllim që në të kaluarën është ndjekur nga disa ndërmarrje të ndryshme, midis të cilave Eazel dhe Corel, dhe që vazhdon të jetë në qendër të përpjekjeve të shoqërive si Lindows.com, Xandros, Ximian dhe MandrakeSoft.Në shtator Debian njoftoi lindjen e një tjetër projekti të brendshëm, të quajtur DebianEdu, misioni i të cilit ishte zhvillimi i një versioni Debian të përshtatshëm për botën shkollore dhe, më në përgjithësi, të didaktikës. Mbyllja e rrethit?