You are here

BMW: marrëveshje me Intel për të shfrytëzuar Linux

laurenti's picture

Prodhuesi gjerman i mirënjohur i automjeteve ka vendosur të nënshkruaj një marrëveshje me Intel për të zëvendësuar gati në menyrë të plotë Unix me Linux në sistemet informatikë në përdorim.

Ky vendim do të bëjë që Linux të zërë vendin kryesor në pjesën më të madhe të stacioneve të punës së kompanisë. Për këtë qëllim BMW do të përfitojë nga bashkpunimi i veçantë me Intel që do të vërë në dispozicion edhe shumë kompjutër të rinj.
Rritja dhe përmirësimi i ngarkesës së punës së sistemeve dhe sigurimi i një besueshmërie sa më të lartë për aplikativët kritikë në përdorim ishin elementët kryesorë që përcaktojnë zgjedhjen e kryer.

Eckard Shiffler, nga filiali aziatik, bën të ditur që shoqëria e tij është e paisur me një qendër llogaritje me më shumë se 80000 stacione desktop dhe mbi 6000 server që suportojnë rreth 4500 aplikativë të ndryshëm.
Për më tepër, Shiffler, shprehet krejtësisht i bindur mbi faktin që migrimi nga sistemet pronësorë Unix tek sistemet e rinj Intel do t'u japë mundësinë të gjithë punonjësve të punojnë më shpejt dhe me një rendiment më të lartë se punonjësit e konkurrentëve të drejtpërdrejtë.

Ky vendim, megjithatë, nuk do të shënojë vdekjen e Unix në brendësi të strukturës së kompanisë. Sistemi i vjetër operativ do të vazhdojë të ekzistojë akoma tek një pjesë e vogël e kompjutërve të shoqërisë por që gradualisht do të zëvendësohen nga RedHat e Suse Linux (sisteme të përdorur prej kohësh nga BMW).

Për më tepër, lexoni dhe këtë artikull nga LinuxWorld.