You are here

Apple lëshon kodin burues të Darwin 7.0

AlbLinux's picture

Njëkohësisht me lëshimin e Panther (MacOS 10.3) Apple ka vënë gjithashtu në dispozicion kodin burues të Darwin 7.0, core e Panther, tek siti Opensource.Apple.com.

Darwin, i lëshuar për herë të parë në vitin 1999, është një version i BSD UNIX që afron shërbime të avancuara rrjeti, midis të cilëve edhe Apache e suportin për filesystem si Macintosh ashtu dhe UNIX, është zemra e MacOS X.

Kernel i Darwin bazohet tek FreeBSD dhe në teknollogjinë Mach 3.0, ka dhe një pre-emptive multitasking.

Darwin funksionon në sistemet Macintosh PowerPC-based dhe ekziston edhe një version kompatibël me sistemet x86.

Gjithashtu, gjithmonë sipas deklaratave të Anuj Nayar, manager i MacOS X, në CVS repository është shtuar gcc, gdb, cups, efax, gimp-print, tcl, Rendezvous, StreamingServer dhe HeaderDoc.

Open Source është kthyer në një element kyç për strategjitë e Apple: "Sikurse të gjithë e dini, jemi bazuar tek sistemet pronësorë për shumë, shumë kohë, dhe mund të shikoni se si na ka shkuar..." ka deklaruar një zëdhënës i Apple, gjatë prezantimit të Panther gjatë MacOS X conference.

"Duke shikuar punët e mrekullueshme që ekzistojnë atje jashtë (open source), kemi vendosur (Apple) t'a suportojmë në rrugët më të mira që do të kemi mundësi".

MacOS 10.3 dhe Darwin 7.0 përfshijnë si browser web Safari por rendering engine është bazuar tek Konqueror, file manager/browser i K Desktop Environment (KDE).

Apple ka lëshuar edhe një version binar të Darwin.

Për hollësi të mëtejshme ju ftoj të klikoni këtu.