You are here

AlbLinux përsëri Online

AlbLinux's picture

Sikurse shumë prej jush e kanë vënë re, serveri ku mbështetet siti ynë, për arsye teknike (zgjerimi i network-ut), ndaloi funksionimin për gati 3 ditë. Megjithatë, jemi përsëri në linjë, duke shpresuar që herën e ardhëshme të lajmërohemi në kohë që të vemë në funksionim server-in tonë sekondar. Falenderojmë ata që na 'kërkuan llogari' të shqetësuar via e-mail dhe ju sigurojmë që do të vazhdojmë si gjithmonë punën.
Jo vetëm kaq, së shpejti siti do të dyfishohet: është duke kaluar testimet e fundit sistemi i ri e-learning që do të afrojë mundësinë e ndjekjeve të kurseve të ndryshme online, në menyrë tepër të thjeshtë. Durim dhe pak ditë :-)
Tani të rejat e këtyre 3 ditëve:

  • Vazhdon zhvillimi i kernel të Linux me versionin e ri eksperimental 2.5.48;
  • UnitedLinux group njoftoi lëshimin e UnitedLinux 1.0;
  • Sikurse ju kishim njoftuar lëshohet edhe LindowsOSTM 3.0;
  • U lëshua GCC 3.2.1;
  • Për shkak të një të çare sigurie në versionet që shkojnë nga 2.2.2 e deri tek 2.2.6, lëshohet versioni i ri Samba 2.2.7.