You are here

Udhëzues për forumin e përkthimeve

Administratori's picture

Ky forum lind si përpjekje për të rritur bashkpunimin midis grupeve të ndryshëm të përkthimeve të programeve dhe dokumentëve të ndryshëm në gjuhën shqipe.



Numri i programeve që mund të përdoren tashmë në gjuhën shqipe është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Dhe çdo ditë e më shumë ndeshim në terme të njëjtë të përkthyer në menyrë të ndryshme apo të papërkthyer aspak.



Atëhere, duke caktuar pak rregulla të thjeshta, mendova të vë në dispozicion këtë forum. Përmbajtja do të jetë e thjeshtë:



- Do të mundohen të identifikohen termet më problematikë gjatë përkthimeve dhe të gjendet një përkthim universal për to.

- Herë pas here, nga përkthyesit mund të shtohen pjesë të plota në gjuhën orgjinale: në këtë menyrë gjithkush mund të japë kontibutin e tij në përkthime (

*

).

- Herë pas here do të shtohen logs e plotë nga diskutimet në IRC midis përkthyesve.



(

*

) - Kreditë e kujt jep kontributin e tij në përkthimin e pjesëve të vëna herë pas here në dispozicion, do të shtohen tek file përkatës i gjuhës.



Duke shpresuar në një pjesmarrje dhe kontribut sa më të madh, ju përshëndes.

Bisha's picture

Edhe une jam i te njejtit mendim me idene e parashtruar dhe jam gati qe te kontribuoj per kete gje! Megjithese ne thelb kjo nisme eshte teper e mire, per ta realizuar me sukses, per mendimin tim, ka per te qene shume e veshtire! E them kete jo per te dekurajuar ata qe deshirojne te angazhohen, por duke u nisur nga ideja qe, per te arritur ne rrezultate te pranueshme nga te gjithe dhe si rrjedhoje te mos keqperdorojme energjite tona, kete detyre normalisht e kane gjuhetaret dhe ata qe kane te drejte te merren me drejtshkrimin e gjuhes shqipe!

Po provoja keto dite Firefox-in ne shqip dhe megjithe pune e madhe te tyre qe e kane perkthyer, te cilet duhen lavderuar dhe pergezuar, nuk me hiqen nga mendja disa terma te pakta te cilat per mendimin tim duhet te rishikohen sepse me te vertete nuk e jepnin kuptimin e atij veprimi qe duhet te bejne ne nje sistem operativ. Nuk deshiroj te hy ketu ne polemika por vetem te vija ne dukje punen e madhe qe do te duhet per te arritur kete qellim!

Pa dashur te zgjatem me shume pershendes edhe njehere filluesin e kesaj nisme qe eshte edhe administratori i ketij forumi dhe ftoj te gjithe te interesuarit qe te japin ndihmen e tyre ne kete projekt!

Gjithe te mirat dhe jave te mbare!