You are here

Eror në Mysql

Administratori's picture

Përshëndetje Afet,



po të vizitosh edhe My_eGallery që është në funksion këtu do të ndeshësh me një gabim të ngjashëm. Nuk e di çfarë versioni je duke përdorur ti, por mund të të them që ky modul (My_eGallery) nuk ndiqet më nga grupi i tij zhvillues dhe, kohët e fundit është zbuluar që vuan nga një bug tepër i rrezikshëm, që ve në rrezik jo vetëm sitin ku ndodhet por të gjithë sitet që ndodhen në atë server-web. Korrigjimi i këtij difekti sjell si pasojë funksionimin jokorrekt të disa pjesëve të tij.

Prandaj është mirë të ndryshosh modul (Coppermine është një nga zgjedhjet ideale). Coppermine nuk është përshtatur akoma në shqip, por m.q.s. pas pak kohësh do t´a vë në përdorim në AlbLinux, do të afroj dhe versionin shqip të tij. Pra, durim disa ditë.

Mbas disa provave që kam kryer në lokale, mund t´ju them që Coppermine është me të vërtetë një modul i "mirë" dhe funksionon pa probleme me PHP-Nuke (6.x - 7.0).