You are here

DRUPAL 5 RC1

laurenti's picture

Në këtë temë do të ndiqet progresi i përkthimeve në shqip për versionin 5 të Dupal.
Disa nga modulët janë shënuar si të lirë: kush dëshiron mund të kontribojë në përkthimin e tyre...

Internet: 
laurenti's picture

Propozime në lidhje me përkthimin e DRUPAL në shqip.

Gjatë përshtatjes në shqip të DRUPAL kanë lindur disa probleme që kanë të bëjnë me politikën e përkthimeve.

Po filloj t'i shtroj këtu duke shpresuar edhe në propozime nga ana e lexuesve dhe përdoruesve të Drupal.

  • Emri i modulëve
    Në përkthimet aktuale, gati të gjithë emrat e modulëve për DRUPAL janë të përkthyer në shqip. Është vepruar kështu duke patur parasysh që Drupal do të mund të instalohej dhe konfigurohej me lehtësi nga të gjithë (shiko instaluesin grafik të DRUPAL 5, etj.) webmaster-ët shqiptarë.
    Nga ana tjetër kanë lindur jo pak dyshime dhe probleme në lidhje me korrektësinë e kësaj politike:

    • suporti është shumë më problematik nëse nuk përdoren emrat orgjinalë të modulëve
    • shpeshherë përshtatja në shqip e emrave të modulëve lë për të dëshiruar (shiko p.sh. "throttle" apo "watchdog").

    Për sa më sipër, nëse askush nuk ka kundërshtim, do të fillojë rikthimi i përdorimit të emrit në anglisht të modulëve gjatë përkthimeve të DRUPAL (e njëjta politikë që ka filluar të zbatohet gjatë përshtatjes në shqip të GNOME përsa i takon emrave të programeve).

Kundërshtime? Propozime?

altiX's picture

Unë personalisht nuk kam ndonjë kundërshtim edhe në qoftëse emrat e moduleve mbeten të pandryshuar edhe pse natyrisht në Shqip më mirë do të ishte.
Propozimi im do të ishte që edhe Administrimi të përkthehej në Shqip.Konkretisht unë nuk e kuptoj shumë anglishten.Gjermanishtja të cilën e kuptoj më mirë (administrimi edhe aty ishte në anglisht: versioni 5.xx).
Momentalisht përdor versionin 5.rc1 të drupalit, me përkthim të 4.7 në shqip.Prandaj edhe këtu disa gjëra te administrimi i kam në shqip, kurse shumica janë anglisht (me siguri për shkak të mospërputhjes së versioneve).
altiX

laurenti's picture

Nga tabela e mësipërme, mund të shohësh që disa nga modulët janë të përkthyer në 100%. Shkarko files (.po) nga lidhja përkatëse dhe ngarko përkthimet në Drupal-5.

altiX's picture

Dmth shkarkoj këtu files (.po) veq e veq (këto që janë të përkthyera) dhe i inkuadroj (kyçi) në de.po; sepse siq thashë më herët sq.po e kam të 4.7.
altiX

laurenti's picture

  • Aktivo gjuhën shqipe (sq)
  • Ngarko sq.po për versionin 4.7
  • Shkarko veç e veç files me përkthimet (ato që janë në 100%, duke filluar nga "general.po") për modulët Drupal-5 dhe ngarkoi tek shqipja e aktivuar, me opsionin e mbishkrimit të frazave ekzistuese.

Interfaqja e administrimit është krejtësisht në shqip (p.sh. ja si duket tek AlbLinux):

admin-47.png

altiX's picture

FLM,
do ta rregulloj tani.
Kështu e kisha deri më tani:
http://img398.imageshack.us/img398/6164/3cb7.png
P.S Tani e kam kuptuar relativisht mirë se si funksionon Drupal.
...Me çfarë metode e ke rregulluar google AdS? (shpeshherë klikoj te alblinux.net haahhaaa)
Dje e pata arritur duke ndryshuar node.tpl.php, mirëpo nuk paraqitej ashtu siq doja unë.Mund të rregullohej majtas,djathtas,poshtë lartë.Unë dëshiroj ta paraqes kështu si Block siq është ke ti.Pas atij ndryshimi që bëra paraqitej dy herë edhe anash çdo faqeje edhe në Block; që për mua ishte jo adekuate.Te kjo temë nuk e kam aktivizuar.Shiko tash po e ndërroj temën se si paraqitet:
http://img513.imageshack.us/img513/2855/5mq6.png
altiX

laurenti's picture

Normalisht nuk duhet të ndryshosh asgjë (çfarë mund të ndodhë nëse për çdo modul të shtuar të të duhej të ndryshohej template?).

Rrugët janë dy:

  1. Krijo thjesht një bllok të ri:
    Tek përmbajtja e këtij blloku shto kodin e Google AdSense përkatës dhe, publikoje si "Full HTML".
    Ja kodi në funksionim tek blloku i Google:

    <script type="text/javascript"><!--
    google_ad_client = "pub-8968001744236189";
    google_ad_width = 120;
    google_ad_height = 600;
    google_ad_format = "120x600_as";
    google_ad_channel ="";
    google_color_border = "336699";
    google_color_bg = "FFFFFF";
    google_color_link = "0000FF";
    google_color_url = "008000";
    google_color_text = "000000";
    //--></script>
    <script type="text/javascript"
    src="http://pagead2.googlesyndication.com/pagead/show_ads.js">
    </script>
  2. Instalo modulin Google AdSense që afron mundësi shtesë paraqitje.
    Konfigurimi nuk është i vështire, por duhet të ndjekësh disa kalime (si p.sh. shtimi i një fushe të re tek profili i përdoruesve dhe dhënia e ID së Google përdoruesit Nr.1 të portalit, etj...), hapa që shpjegohen qartë tek file README dhe INSTALL i modulit.
altiX's picture

Njëher për njëher po e lë kështu me ndryshimet që i kam bërë në node.tpl.php.
Le të jetë ky baneri i vogël Horizontal... edhe ashtu rrallë kush po klikon!!!
altiX

altiX's picture

Laurent a ka mundësi sq.po komplet për drupal5rc1 ta lejosh diku për shkarkim.
Unë tentova prej këtu të shkarkoj pjesë-pjesë por disi nuk përshtatej me sq.po të 4.7! apo ndoshta unë kam gabuar diku!
FLM
altiX