You are here

Instalimi i Red Hat

Burim's picture

Ju lutem per ndihme!

Disku eshte 20 GB.
Dua te kem edhe Win XP edhe Red Hat
Sa per fillim, cilin OS duhet se pari ta instaloj? Nese duhet Win se pari, si ti rregulloj particionet, sa GB per Win sa per Linux?

Cilin te zgjedh ne mes RH 8 dhe RH 9? Kane shume dallime!?

--
Burimi

Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje Burim,

urime për vendimin e marrë për të kaluar në Linux :-)

Sigurisht që mund të installosh pa probleme si Windows ashtu edhe Linux në të njëjtin kompjuter. Në fazën e boot të kompjuterit mund të zgjedhësh sistemin operativ ku dëshiron të futesh.

Përpara se të fillosh instalimin të këshilloj të kryesh një llogaritje të thjeshtë, në menyrë që të particionosh në menyrë të përshtatshme HD tënd. Merr në konsiderim programet që dëshiron të instalosh në XP, përdorimin e tij si dhe sasinë e madhësinë e dokumenteve që dëshiron të përdorësh si nga windows ashtu edhe nga Linux. Të njëjtin arsyetim duhet të kryesh edhe përsa i takon Linux: dëshiron vetëm t´a njohësh, apo ke vendosur të zhytesh në të për ti thënë dalëngadalë adio window$-it?
Në këtë menyrë planifikohet edhe numri dhe madhvsia e particioneve të HD tënd.

Pastaj fillon faza e zgjedhjes së shpërndarjes Linux më të përshtatshme. Ke përmendur Red Hat 8 apo 9: asnjëra prej të dyjave. RedHat sapo ka ndryshuar politikën e tij. Linja e prodhimeve për desktop u ndërpre, mbas 3 muajsh do të ndërpritet dhe asistenca për këto prodhime. Tani RedHat është koncentruar vetëm në tregun Enterprise.
Por, mbi hirin e RedHat ka lindur një projekt i ri, i quajtur Fedora, që sapo ka lëshuar produktin e parë , të quajtur Fedora core 1 (në fakt duhet të jetë pak a shumë RedHat 10). Projekti financohet akoma nga RedHat, por është lënë kretjësisht në dorë të mbarë komunitetit linux. Si rrjedhim nëse ke domosdoshmëri instalimin e RedHat, duhet të shkarkosh dhe të instalosh Fedora: http://fedora.redhat.com/download/
Në këtë menyrë do të sigurosh azhornimin në kohë reale të sistemit dhe të programeve.
Pesonalisht jam duke shkarkuar 3 files .iso të CD që të kryej një instalim prove (për fat të keq server-i ftp është gati i mbytur nga kërkesat për shkarkim).

Mbas kësaj faze fillon faza e mirëfilltë e instalimit.

Do t´a instalojmë së bashku hap pas hapi kur të jesh gati.

Burim's picture

OK, do te bej nje llogaritje se sa programe (sa hapesire) do me duhen ne XP. Kurse sa per Linux-in nuk e kam idene se sa hapesire do me nevojitet. Po mendoj te zhytem dalengadale :-) por jo te instaloj GJITHE CKA permban Linuxi!

Sa per verzionin, nuk kam aspak mundesi te shkakroj nga Interneti asgje, kurse Fedora-n nuk mund ta gjej ketu askund. Keshtu qe do ta kem patjeter ta instaloj ose RH 8 ose 9. Me shume gjasa ka qe ta instaloj 8, pasi 9 ende se kam gjet.

Do te kthehem perseri ketu, pak me vone.

tung

Burim's picture

Keshtu, sa per WinXP me nevojiten diku rreth 10 GB (ndoshta edhe me pak). Momentalisht, programet qe i kam, zene 7 GB ne XP, kurse dokumente kam 700 MB. Prandaj mendoj se 8-9 GB programe + 1 GB dokumente eshte maksimumi qe me mjaftojne ne Win XP.

Per Linux nuk di gje.

Sic thashe, nje here do ta instaloj Red Hat (8 ose 9) e pastaj pas nje kohe ndoshta do ta provoj edhe Fedora-n.

Ne mes RH8 dhe 9, cilen?

Administratori's picture

Ok,

nëse dëshiron të reinstalosh nga fillimi edhe XP sikurse ishe deshira jote) duhet të veprosh në këtë menyrë:

- Krijo një particion të ri prej 2-3 GB me filesystem Fat32 (po supozoj që je duke përdorur Partition Magic m.q.s. përdor XP)
Hard disku yt do të duket (nga PM) pak a shumë si:

|¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯|¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯|
| XP ( NTFS) | ( FAT32) |
|______________________|___________|

- Lëviz tek particioni i ri i sapokrijuar të gjithë dokumentet dhe të dhënat që të interesojnë (pa harruar asgjë)

- Nga programi Partition Magic krijo dy floppy ( boot + rescue)

- Nis kompjuterin nga floppy i pare i krijuar, pastaj fut floppin e dyte dhe nga floppy ekzekuto programin pqmagic.exe

- Do te hapet programi i Partition Magic, kesaj rradhe jashte Windowsit.
- Zgjidh particionin e madh dhe fshije. Do te krijohet nje hapesire bosh prej rreth 18 Gb.
- Krijo ne hapesiren bosh nje particion te ri, primar, me filesystem NTFS dhe me madhesi 10 Gb.
- Ne hapesiren e mbetur krijo nje particion te ri, primar, filesystem ext2 (ose ext3) me madhesi 3 Gb
- Krijo akoma nje particion tjeter, llogjik, te madh sa hapesira e mbetur.
- Kliko tek particioni llogjik dhe ne brendesi te tij krijo nje tjeter particion, te madg sa dyfishi i RAM qe ke ne kompjuterin tend dhe me filesystem swap.
- Krijo nje tjeter particion, te madh sa hapsira e mbetur ne brendesi te particionit llogjik dhe zgjidh filesystem ext2 (ose3).
Hard disku do te ngjaje pak a shume si ne vazhdim:

|¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯|¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯|¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯|¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯|
| | | |¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯|¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯|| |
| NTFS (10Gb) | EXT3 (3Gb)| | SWAT | EXT3 || FAT32 (2Gb) |
| | | |______|______|| |
|____________|__________|______________|____________|

- Zbato ndryshimet (ngele pa Windows :-) ), prit perfundimin e proceseve, hiq floppy nga lexuesi dhe rinis kompjuterin.

- Futu në BIOS dhe zgjidh opcionin e nisjes së kompjuterit nga CD. Ruaj ndryshimet, fut CD e XP në lexues dhe rinis kompjuterin.

- Do te filloje instalimi i windows: ki kujdes vetem gjate fazes se zgjedhjes se particionit ku do te instalohet XP (zgjidh particionin e madh prej 10 GB dhe si filesystem NTFS). Pefundo instalimin, instalo te gjithe prohgramet e tu ne windows, kontrollo qe dokumentet dhe materialet e ruajtura nga instalimi i pare jane ne rregull (tani do t´i kesh tek njesia D:) dhe pasi te kesh perfunduar gjithçka fillo te kryesh pergatitjet per instalimin e Linux.

- Shko tek Paneli i Kontrollit të XP, kliko tek Sistemi ==>Hardware dhe në një fletë fillo të kopjosh me rradhë emrat e të gjithë dispozitivëve të kompjuterit tënd (marka e HD, kontroller, skeda video, skeda audio, lexuesi CD-rom, skeda e rrjetit, modemi, monitori, e kështu me rradhë)

- Mbasi te kesh mbaruar je gati per te filluar instalimin e Linux. Po gjete RedHat9.0 akoma më mirë, pasi ke nje kernel me te freskët dhe programe në versione më të rinj se RH8.0 (ke dhe GNOME në shqip).

Kaq për sot, nesër vazhdojmë me instalimin e Linux.

P.s. printoje ose kopjoje këtë mesazh para se të fillosh veprimet.

:-( M.q.s. nuk kuptohet mire po te bashkangjis skemen e particionimit te HD

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori më 09-11-2003 21:29 ]


Burim's picture

Admin, te falemnderit shume, por fatkeqsisht nuk e perdori Partition Magic.

Une mendoja qe t´i fshi dy particionet ekzistuese qe i kam (FAT32), me nje diskete DOS-i (permes fdisk te DOS-it). Pastaj mendoja qe ta filloj instalimin nga CD e XP dhe aty te krijoj nje particion NTFS prej 10 GB kurse pjesen tjeter ta le te zbrazur, te cilen do ta rregulloj me vone permes ndonje programi per particionim nga Linuxi. A ka mundesi keshtu, apo duhet patjeter PM?

Burim's picture

I shkarkova keto dy floppy-t dhe provova ta startoj PC nga floppy i pare por pa sukses, Non-System disk or disk error me thote, 3 pale disketa krijova dhe me secilen te njejten gje!!!

Mos mungon ndonje fajll?

Burim's picture

Po mor, fajllat i kopjova ne root-in e disketes, jo follderin! Por nuk ecen! Ende pa mos filluar instalimin me probleme hmmm :-|

Administratori's picture

Burim,
kaq shpejt u mërzite??? :-)

Atëhere vepro kështu: Mos e prek tani për tani particionin e parë ku ke XP (më vonë do të kujdesemi për reinstalimin e XP), por sikurse mendove në fillim, me anë të fdisk të floppy rescue të windows elemino vetëm particionin e dytë (lëre bosh, pa filesystem). Mbasi të kesh përfunduar, mund të krijosh particionet sipas skemës që të kam dhënë gjatë fazës së instalimit të RedHat.

Për më hollësi kur të jesh gati për të filluar instalimin :-)

Burim's picture

I kam krijuar particionet:

NTFS Primary (10 GB)
EXT3 Primary (3 GB)
Extended Primary:
-SWAP Logical (512 MB)
-EXT3 Logical (4.5 GB)
FAT32 Primary (1.5 GB)

E instalova WinXP ne NTFS dhe prej aty i shoh vetem C: (NTFS) dhe D: (FAT32).

E fillova instalimin e Red Hat 9, zgjodha gjuhen, tastieren, mausin, etj. dhe shkova deri te pjesa "Disk Partition". Aty mu shfaqen dy opcione:

1. Automatic partitioning
2. Manually part. with Disk Druide

Nuk vazhdova me tej.
Vazhdojme z. Administrator...?

Burim's picture

Para se me e lexu ket mesazhin tend te fundit, une kam bere keto gjera: kam shkruar nje dokument ne OpenOffice.org 1.0, kam luajtur nje loje tetrisi, kam hapur disa programe (kalkulator, kalendar, etj), kam provuar edhe GNOME edhe KDE, etj etj ;-)

A do te thote kjo gje se gjithcka ka shkuar ne rregull?
Pasi aty te particionimi e regullova vet ne nje menyre. Une kam menduar se PATJETER eshte t´i fshi nje here particionet (me Delete) e pastaj t´i krijoj serish!? Keshtu me the ti, apo? Skam faj une :-)
Po thashe te provoj te kjo strukture ekzistuese, jo me i fshi, por me i editu (me Edit) edhe i rregullova pikat e mountimit, selektova qe te formatohen si EXT3 (hda6 dhe hda2), mu paraqit nje Warning qe thonte se mund te kete problem por ja futa Continue edhe filloi.
Vetem nje gje kam haruar te bej aty. Kam haruar te zgjedh pike montimi per FAT32 particionin (sic me the ti, nje te personalizuar psh. /mnt/arkivi). A prish shume pune kjo? A mund ta bej tash?

Pervec kesaj edhe te zgjedhja e karteles grafike isha ne medyshje: Kartela ime eshte e prodhuar nga firma ELSA dhe modeli e ka emrin Synergy-II, kurse chipseti i kesaj kartele eshte nga nVidia edhe e ka emrin RIVA TNT2. Dhe per cudi ne liste mu paraqiten edhe: ELSA Synergy-II, edhe RIVA TNT2, kjo e fundit ishte e selektuar nga Linuxi, keshtuqe une e lash kete te dyten, dtth. emrin e chipsetit. Ka problem?

Sidoqofte, Linuxi qenka i MREKULLUESHEM. Shume me ka pelqyer.

Tash dy gjera:

-Si ta rregulloj konektimin ne internet (instalimin e modemit, etj)
-Si te kaloj ne modin tekstual te Linuxit (shell)? Me duhet te ushtroj disa komanda te thjeshta (ps, mkdir, etj)

Tung

Faqet