Përshëndetje Anonim,
Desktop GNOME është një, njësoj për të gjitha gjuhët e suportuara. Pra, mjafton të instalosh Gnome dhe të zgjedhësh shqipen si gjuhë për seancën e punës . Kështu do të kesh një GNOME në shqip!
Versionet e fundit të çdo shpërndarje Linux përmbajnë Gnome 2.x, që përfshin edhe gjuhën shqipe.
N.q.s. dëshiron të provosh versionet cvs (versionet në zhvillim), mund t´ ju këshilloj GARNOME (http://www.gnome.org/~jdub/garnome/) që ju jep mundësinë të provoni versionet në zhvillim të GNOME.
gnome
nese je gnome user te pershendes nese jo prap te pershendes :)
une e kom Gnome 2.2.1 under Gentoo Linux 1.4-rc4 edhe me krejt sistemin e kompajllum me gcc 3.2.3
dmth edhe gnome e kom build me kta .
edhe ne gdm po e lypi "albanian" po skish :(.
e dmth kjo language support koka build ne gnome-base ?
e keshtu qe smuj me mare ndamas a najsen :(
me te vertete kom pase deshire me pase gnome ne shqip ne kompjuterin tem :(
gnome
Përshëndetje Ed0n,
përgëzime për howto-n mbi Gentoo (ndoshta do të kishit bërë mirë sikur të kishit shtuar dhe sa orë duhen për të kompiluar sistemin, pa llogaritur KDE apo GNOME).
Përsa i takon pamundësisë suaj për të përdorur GNOME në shqip, fajin nuk e ka GNOME: kam frikë se keni harruar të ngarkoni localen shqipe. (m.q.s. të mungon zgjedhja e shqipes në gdm).
Po bashkangjis dy foto ku mund të shikosh zgjedhjen e shqipes në gdm dhe desktop Gnome në shqip.
Ju kujtoj që GNOME nuk është akoma 100% në shqip...sikur gjithçka të shkojë si duhet, versioni 2.6 i GNOME do të jetë krejtësisht në SHQIP (me përjashtim të dokumenteve dhe manualëve)!
Gjithashtu, për ata që nuk e dinë, Linux afron dhe një lay-out tastiere për shqipen, ndoshta pas pak kohe do të kemi edhe një tastierë reale me gërmat shqipe!
gnome
qysh muj pra une me "ngarku localen shqipe" ?
nese kishit mujt me me ndihmu .
E sa per gentoo nqs mendon me build krejt sistemin te merr goxha ama kjo varet prej llojit te kompjuterit (normal) e nese don e mere gentoo base dmth gnu programet + portage / pa kernel mundesh me i mare binary , edhe mandej me build krejt sistemin . ku per me bo tamon ni sistem base ku mundesh me boot ne ta me gentoo sbesoj qe merr shume me ext3 tarballin viq e download kta
edhe tjeter pune qka duhet eshte me download ni kernel me kompajllu edhe lilo edhe mundesh me boot ne sistemin ton gentoo ;)
gnome
Zgjedhja e gjuhës që dëshiron të përdoret është e thjeshtë. Për Gentoo po të tregoj rrugën normale:
Fillimisht hidhi një sy /usr/share/locale dhe sigurohu që ekziston "sq".
N.q.s. dëshiron që gjuha e default e krejt sistemit të jetë shqipja (gjë që nuk t´a këshilloj) duhet të prekësh /etc/profile dhe të vendosësh të ndryshueshmen LANG="sq_AL".
Zgjidhja më e mirë është që sistemin ta lësh në anglisht dhe të ndryshosh vetëm profilin e përdoruesit (user) që përdor zakonisht. Duhet të shtoni tek ~/.profile ose ~/.bashrc :
export LANG=sq
Kaq duhet të mjaftojë!
Kush përdor Debian e ka akoma (shumë) më të thjeshtë:
#apt-get install locales (mbasi të instalohet hapet automatikisht programi për të zgjedhur gjuhët që dëshiron të shtohen)
dhe n.q.s dëshironi të rikonfiguroni gjuhët mjafton:
#dpkg-reconfigure locales
Përsa i takon përdorimit të tastierës shqipe (loy-out shqip) mjafton të ndryshoni tastierën tek file i konfigurimit të X:
Për Gentoo duhet të ndryshoni tek /etc/X11/XF86Config seksionin si në vazhdim:
Section "InputDevice"
Identifier "Keyboard"
...
Option "XkbLayout" "al"
# Option XkbVariant" "nodeadkeys"
Kush përdor debian duhet të ndryshojë /etc/X11/XF86Config-4 tek seksioni si në vazhdim:
Section "InputDevice"
Identifier "Generic Keyboard"
Driver "keyboard"
Option "CoreKeyboard"
Option "XkbRules" "xfree86"
Option "XkbModel" "pc104"
Option "XkbLayout" "al"
EndSection
Pra duhet shkruar "al" tek vlera e të ndryshueshmes "XkbLayout"
Sa për Gentoo sigurisht, unë e kam zakon të kompiloj të gjithë sistemin, sepse përndryshe çfarë shije do ti ndjeja :-) Tek Pentium II që përdor në shtëpi faza e boot zgjat vetëm 25 sekonda, KDE hapet në 12 sekonda, GNOME në 10.
gnome
une /usr/share/locale/ ish sq e ne ~/.bashrc e shtina export LANG=sq po se kom hala ne gdm gjuhen shqipe :( edhe
$export LANG=sq e bon apo hala se kom zgjedhjen e gjuhes shqipe ne gdm :( .
nese jom diqka gabim te lutem me korigjo
nejse qitash e dallova koka ndru ni pjese e gnome´s ne shqip ama shume e vogel kjo pjese :(
2.4 versioni i gnome po dilka ne shtatore e po prese me update qateher
e sa per gentoo ne maqinen tone :) me siguri ka me mare goxha do kohe per me ndreq ni gentoo plotesisht , nja ni jave e diqka :( po supozoj ;)
debian eshte great too :)
[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: ed0n në datën 03-08-2003 20:58 ]
gnome
Raportova këtë bug (mungesën e shqipes tek gdm2) tek bugzilla.gnome.org dhe zhvilluesit e korrigjuan. Versionet e rinj të gdm tashmë do të përmbajnë edhe shqipen në listën e gjuhëve në dispozicion.
gnome
Sikurse mund të shikoni, gjatë problemeve me server-in disa mesazhe humbën :-((
Sidoqoftë, rikonfermoj mundësinë e zgjedhjes së shqipes tek versionet e fundit të GDM. Sot sapo instalova versionin 2.4.1 te gdm. Po bashkangjis dy foto (me konfigurimin origjinal, të paprekur, përveç temës)
[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori më 26-08-2003 19:11 ]